Kërkesa e PS dhe LSI për shtyrjen e datës së koalicioneve/ Blushi: Kjo është marrëveshje për sabotimin e zgjedhjeve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

LIBRA ka reagur lidhur me kërkesën e  PS dhe LSI që kanë bërë në  KQZ për të shtyrë afatin për regjistrimin e koalicionit.

Këtë gjë  LIBRA e ka cilësuar antiligjore si dhe një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia.

Më tej në deklaratën e LIBRA-s thuhet se kjo tentativë për shtyrjen e datës se regjistrimit të koalicioneve nuk bëhet për të përmirësuar standartet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po saboton zgjedhjet me marrëveshje.

Deklarata e LIBRA

Dy partitë që qeverisin prej katër vitesh i kane kërkuar sot KQZ të ndryshojë afatet e rregjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

LIBRA gjykon se kjo kërkesë, të cilën KQZ me sa duket do ta marrë parasysh, dëshmon për varësinë politike të këtij institucioni nga qeveria dhe cënon standartet zgjedhore pa nisur zgjedhjet.

Të shtysh afatin e rregjistrimit të koalicioneve pas datës 18 prill është njëlloj si të shtysh 18 qershorin. Kjo kërkesë antiligjore, e cila i fut zgjedhjet në një rrugë të panjohur, nuk mund të ketë asnjë efekt, pasi KQZ nuk e ka tagrin të shtyjë një afat të përcaktuar në menyrë të qartë nga Kodi Zgjedhor i Republikës, i miratuar me 3/5 e Parlamentit.

LIBRA denoncon këtë tentativë, e cila nuk bëhet për të përmirësuar standartet zgjedhore, por për të mbyllur llogaritë e koalicionit qeveritar, i cili po saboton zgjedhjet me marrëveshje.

Në kushtet kur vendi po mbetet pa President, pa Zgjedhje, pa Sistem Drejtësie, LIBRA e konsideron këtë akt një grusht shteti të partive në pushtet dhe të një partie në opozitë, të cilat po sabotojnë institucionet për shkak të korrupsionit, dhe frikës nga drejtësia.

Ne do bëjmë gjithshka që zgjedhjet të zhbllokohen, që shqiptarët të kenë nje President të mbështetur nga populli, që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin të lirë duke rrëzuar kastën e tre partive të vjetra, të cilat nuk kanë aftësi t’i afrojnë vendit stabilitet dhe progres.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kërkesa e PS dhe LSI për shtyrjen e datës së koalicioneve/ Blushi: Kjo është marrëveshje për sabotimin e zgjedhjeve”

  1. kafe e hidhur says:

    as duhet te kishte tentative shtyrje te pa argumentuar juridikisht ,fakti qe keta e bejne do te thote se si funksionon ligji ketu..u fryhet te medhenjve e sia ndjen me per ligj.edi rama je per zbatim ligji aty,je kryeminister ste falen keto gafa..po te marrin prej hundesh e do te thone qe ja zoteri zgjedhjet qe bere i ke te paligjshme..blushi blushi po ketu ka te drejte

  2. Coli says:

    BLUSHO! VA FA………….!!😜

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *