Kërkesa e PS-LSI për koalicionin, KQZ: Nuk e pranojmë sepse nëse ndërhyjmë prishen zgjedhjet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Kërkesa e grupeve parlamentare të PS dhe LSI drejtuar KQZ­së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore, është e paligjshme”.

Kështu u shpreh për Report TV, një prej anëtarëve më të vjetër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri.

Sipas tij, kryetarët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi i PS dhe Luan Rama i LSI, të cilët edhe kanë firmosur shkresën, nuk kanë mandat t’i drejtohen këtij institucioni, pasi dy forcat politike kanë mandatuar persona të tjerë pranë KQZ­së.

“Sot jemi njohur me një kërkesë të dy grupeve parlamentare, PS­LSI, ku i kërkohej KQZ për të shtyrë afatin për partitë dhe koalicioneve zgjedhore. Kryetarët e grupeve parlamentare nuk kanë legjitimit për të bërë kërkesa të tilla në KQZ. Në dokumentacionin që kanë paraqitur në KQZ, kryetarët e partive kanë dhënë autorizime se cilët janë personat që do të jenë pranë KQZ­së. Pra, që në formë nuk ka legjitimitetin e duhur dhe KQZ nuk mund të shprehet për të”, tha Zguri.

Sipas tij, nëse KQZ do ndërhynte do çonte në prishjen e zgjedhjeve. Zguri përsëriti se afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve është mesnata e sotme. Pas këtij afati, tha ai, partitë e regjistruara si subjekte zgjedhore, do garojnë më vete në zgjedhjet e 18 qershorit dhe jo të grupuara në koalicione.

Edhe nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj thotë se është jashtë kompetencave të KQZ shtyrja e afatit për regjistrimin e koalicioneve. Duke komentuar kërkesën e PS­-LSI, Osmanaj tha për Report TV se çdo vendim i KQZ në këtë funksion përbën shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Është jashtë kompetencave të KQZ për ta marrë atë vendim. Është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne nuk mund të marrim asnjë vendim. Jemi organi më i lartë i administrimit të zgjedhjeve dhe nuk mund të marrim asnjë vendim që të dalim nëkundërshtim me kodin zgjedhor“, tha Osmanaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *