LSI refuzon të firmosë pa sistemuar opozitën, PS i kërkon KQZ të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve

Në aleancën e majtë ka ende ngurrime për të firmosur koalicionin parazgjedhor të zgjedhjeve të 18 qershorit, pasi në ‘mes’ qëndron çadra e opozitës së Berishës dhe Bashës.

Keshtu, koalicioni i maxhorancës me Partinë Socialiste nuk do të regjistrohet. Sot në mesnatë, 00:00, skadon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore. Kodi Zgjedhor përcakton afatin 60­ ditor para datës së zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve.

Por ndërsa partitë e maxhorancës që kanë vendosur të marrin pjesë në zgjedhje u regjistruan brenda afatit që përcakton Kodi, 70 ditë para ditës së votimit, për koalicionin, pritet të ketë shtyrje.

Shkak është bërë qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk ka dhënë dakordësinë e saj për të qenë në një koalicion me PS­në pa zgjidhur më parë krizën me opozitën dhe hyrjen e saj në zgjedhje.

Ditët e fundit Kryeministri Rama në kontakte që ka pasur me disa kryetarë të partive aleate u ka komunikuar atyre shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit. Sipas Ramës, koalicioni do të regjistrohet në KQZ pas datës 26 prill, duke i qetësuar aleatët e tij se nuk ka asnjë ngutje dhe skadim të afatit të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor.

Një grupim i partive të koalicionit të majtë, rreth 11 parti, ishin mbledhur dje për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi zgjedhor mes tyre, pasi nuk kishin marrë asnjë aprovim nga Partia Socialiste.

Por në momentin e fundit të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ata kanë kontaktuar kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili u ka kërkuar atyre që të mos nxitohen, pasi Partia Socialiste do t’i drejtohet sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrjen afatit të regjistrimit të koalicioneve për në fund të muajit prill.

Në mbledhjen e sotme të KQZ­-së kjo kërkesë do të administrohet dhe pritet një vendim po sot, pasi afati për regjistrimin e koalicioneve shkon drejt skadimit sipas Kodit Zgjedhor.

Dy ditë më parë, Kryeministri Rama tha se bashkëpunimin me LSI­në një koalicion do ta vendosin në momentin e duhur, por ky moment sipas tij ende nuk ka ardhur. Ndërsa në takimin me kreun e PS­së ditën e hënë, kryeparlamentari Meta nuk pranoi të firmosë marrëveshjen me PS­në për koalicionin.

“Koalicionin e konfirmojmë në çdo moment, kjo nuk përbën asnjë problem, por nuk mund të firmos në kushtet kur opozita është në rrugë dhe nuk regjistrohet që të hyjë në zgjedhje. Të mendojmë si do të zgjidhim këtë krizë, sepse koalicioni nuk është aspak problem për mua”, mësohet t’i jetë përgjigjur Meta kërkesës së kreut të PS­së Rama për firmosjen e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/koalicioni-ps-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/koalicioni-ps.jpg","attachment_id":"669402"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Rama-Meta-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Rama-Meta.jpg","attachment_id":"660661"}]

1 komente në “LSI refuzon të firmosë pa sistemuar opozitën, PS i kërkon KQZ të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve”

  1. Aksi says:

    Shqiptaret vuajne nga deliri i madheshtise te gjithe… Se c’eshte nevoja per gjithe keto parti qe as e ditkam se ekzistojne, vetem keta qe jane kryetare e dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *