PPE braktis Bashën, negociatori McAllister refuzon të ndërmjetësojë dialogun PD-PS për zgjidhjen e krizës. Fluturon drejt Pakistanit...!

19 Prill 2017, 09:35Politika TEMA

Askush nuk e merr përsipër Lulzim Bashën për ta rikthyer në institucione, pasi kanë parë se ai është nën presion për të mos dalë nga çadra. Keshtu qe demokratët kanë humbur përfundimisht mbështetjen e faktorit ndërkombëtar përsa i përket protestës dhe kërkesave të tyre.

I fundit që ka braktisur Lulzim Bashën ka qenë zëvendëspresidenti i Partive Popullore Europiane, David McAllister, i cili deri më tani nuk pranon të jetë ndërmjetës i dialogut, ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Duke qenë që Partia Demokratike është pjesë e Partive Popullore Europiane, mendohej se ndihma dhe zëri i tyre do të ishin në favor të opozitës. Por siç edhe shihet ka ndodhur krejt e kundërta.

David McAllister nuk i është përgjigjur thirrjes së dyshes mazhoritare, Rama-Meta, të cilët kanë kërkuar që PPE të jetë ndërmjetëse e dialogut me opozitën dhe përfaqësuesin e saj kryesor, Lulzim Bashën.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, i përfolur si ndërmjetësuesi i një tryeze të mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, për gjetjen e një kompromisi nuk do të jetë në Tiranë, të paktën deri në fund të kësaj jave.Konfirmimi vjen nga zyra për shtyp e Parlamentit Europian.

Në përgjigje të interesit lidhur me një zgjidhje të mundshme që McAllister do t’i propozojë palëve në tryezë, zëdhënësi i PE-së është shprehur se fatkeqësisht, eurodeputeti nuk mund të japë komente të paktën deri në fund të kësaj jave. Sipas tij, McAllister është angazhuar në një tjetër detyre në Pakistan.

Përpjekja e faktorit ndërkombëtar për kapërcimin e situatës së vështirë ku gjendet politika shqiptare, vjen disa ditë pas apelit të Zv/Presidentes së Komisionit dhe Shefe për Politikën e Jashtme në BE Europian Federika Mogherini, si dhe komisionerit për Zgjerim Johanes Hahn, drejtuar opozitës.

Në ditët e fundit duket sikur po krijohet një rrethim demokratik ndërkombëtar kundër çadrës së protestës së PD. Shefja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, lëshoi një mesazh të qartë kundër bojkotit, kundër pengimit të reformës në drejtësi dhe theksoi se moszbatimi i reformës po ngadalësonte integrimin e Shqipërisë.

Edhe personazhe të tjerë nga faktori ndërkombëtar kanë reaguar kundër bojkotit dhe protestës së opozitës si edhe ndaj kushtit të vetëm të saj, krijimin e një qeverie teknike. Me anë të Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Komisionit Europian, BE theksonte se Parlamenti duhet të jetë funksional edhe për ecurinë e mëtejshme të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”, tha ajo.

Ndërsa eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan, i cili në 21 shkurt do të shkruante në Tuitter se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve, në Kuvendin e Shqipërisë. Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”.

Duke i dhënë kështu Bashës një tjetër mesazh se është në rrugën e gabuar.Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ish-ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë i ka dërguar një letër Bashës.

Në letrën e tij, Jung shprehet në emër të CDU-CSU-së se “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU”. Të gjitha këto deklarata tregojnë që opozita është krejtësisht e braktisur nga ndërkombëtarë

7 komente në “PPE braktis Bashën, negociatori McAllister refuzon të ndërmjetësojë dialogun PD-PS për zgjidhjen e krizës. Fluturon drejt Pakistanit…!”

  1. genci says:

    JAN ngritur llumi kombit dhe antishqiptaret dhe po bejn si i do bytha me kte vend , ngrihuni o njerez beheni pluhur e hi ate çader tradhtaresh antishqiptaresh dhe kriminelesh , merni fatet e kti vendi ne dor , se po ju marin frymen njerzit qe punojn per interes te shteteve fqinje , futeni ne burg kte pler qe ka vjedhur 300 milion euro dhe esht fsheur nga drejtesia , kte tradhtar qe shiti detin dhe vrau 4 njerez te pa fajshem ne bulevard dhe fshinin vrasesit ne kryeministri , kte parti banditesh dhe antishqiptaresh hidhjani ne liqen ate çader llumt te kti kombit , te rrethuar me nje lukuni batakçinjsh gazetar e analist qe si hijena i vin rrotull kti shteti per ta xhvatur sa te munden , le qe lodhem kot ne kte vend kan ngelur hajvanet injorantet dhe maloket ky vend ka mar fut .turp osht me e thon po qi…shi veten tuj o popull.

  2. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Vetem nje problem shikoj dhe nuk e shikoj aq shume te Basha apo Meta. Duket se i intereson me shume Rames ky pezull politik qe reformat mos te kryhet.
    Do thoni ju, mjaft o njeri i cadres se armiku eshte ne cader. E para, nuk jam prej cadre dhe armiku eshte mes jush, ne mendjet tuaja te formuara sipas teorive marksiste -leniniste.


    Pyeteni veten, pse u kujtua kaq vone Kryeministri me vota 1 milione per reformen dhe vetingun.Perse nuk kerkon referendum kur dihej qe Ilir Meta dhe Basha kurre sdo donin reforme dhe drejtesi te pavarur.

    1. albaniafirst says:

      Ketu ja ke futur kot o mik. Rama ka filluar procedurat per reformen ne drejtesi qe diten e pare qe ka hyre ne zyren e K.Ministrit. Kjo reforme nuk behet ne nje dite, muaj apo vit, pasi eshte nje process I gjate dhe I nderlikuar. Se pari duhet te kesh nje grup juristesh te afte qe te bejne ligjin e plote per te zevendesuar ate qe sot eshte ne fuqi. Keta persona nuk mund te gjenden menjehere dhe ligjin e ri nuk e nxjerrin nga xhepi sapo nisin punen.
      Te akuzosh Ramen per kete zvarritje eshte e padrejte. Sa per ate punen e mendjeve te formuara sipas teorive marksiste, pa dashur te te ofendoj, me duket se je vete njeri nga ata, pasi ne ate kohe, partia I bente punet me nje te rene te shkopit, tamam ashtu sic mendon se do ti beje zotrote po te ishe ne vend te Rames.
      Edi Rama duhet mbeshtetur per sa kohe punon drejt, ne interes te vendit dhe kombit. Po e luajti bishtin, jemi ne qe me vote do ta rrezojme. Sot per sot, ai eshte I vetmi qe po punon per ne te gjithe.

  3. astrit says:

    Shkrimi mesa di une ka pasaktesi. Vizita e eurodeputetit McAllister ne Pakistan ka qene e planifikuar me pare, ndersa ardhja e tij ne Shqiperi parashokohet rreth dates 24-25 prill.

  4. american2016al says:

    Nuk keni turp qe nuk late njeri pa thirrur per te zgjidhur nje problem qe ka te beje me etiken profesionale te politikanit, kjo tregon se politikanet e opozites jane diskretituar ne popull si rrugace dhe te paedukate duke u braktisur nga te gjithe.

  5. LORA says:

    Uroj qe faktori nderkombetar te kuptoje perfundimisht se eshte tuj vra mendjen dhe duke begenisur nje bande kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar,,,,,dmth duke bjerrur integritetin dhe kredibilitetin e vet ne cadren e ngujimit te krimit e turpit pa limit.
    Uroj qe ata te mos levizin as majen e gishtit,
    -nese e respektojne aspiraten integruese te shqiptareve ne EU,,,,,,aspirate te cilen cadra do medoemos t’a paralizoje,
    -nese duan realisht reformimin qilizme te drejtesise dhe Vetting-un,,,,,,te cilat cadra do qe t’i hedhe ne ere;sic beri me Gerdecin.
    UROJ.

  6. Beli says:

    Bravo Genci. Nji i poshter si basha me nji grup te poshter shqipo ndzin shqiperine. Futeni ne burg sa ma shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje