Rama komenton kërkesën drejtuar KQZ-së: Vullnetmirë ndaj PD&etj, ne me bukë e ata me gurë

19 Prill 2017, 15:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën drejtuar KQZ-së për shtyrjen e datës së vendimit të koalicionit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai e konsideron këtë kërkesë si shpreje të vullnetit të mirë karshi opozitës së vendit.

“Kërkesa KQZ-së është e koalicionit PS-LSI&Etj si shprehje vullnetmirë ndaj PD&Etj.Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë deri në fund,” shkruan Rama.

Ndërkohë, më poshtë, në një replikat me qytetarët, shefi i qeverisë ka siguruar se data e zgjedhjeve nuk shtyhet.

Qytetari: Edi Rama regjistro kualicionin tend! Shqiperia nuk pret. Ti ke Shqipetaret me vet si brenda dhe jashte territorit. Une e kam prere bileten e 18qershorit per ne TR, nese shtyn zgjedhjet ste vij me!

Rama:  Nuk shtyhen zgjedhjet Alex pa asnje merak!

1 komente në “Rama komenton kërkesën drejtuar KQZ-së: Vullnetmirë ndaj PD&etj, ne me bukë e ata me gurë”

  1. Tajari says:

    Z.Rama edhe pse jam nje simpatizant i PS dhe I Juaji personal ,të lutem ndalo aktimin si karagjos dhe start të aktosh si Kryeminister.Zbatoni ligjin ,hyni vetem ne zgjedhje pa ferra neper kembe.Edhe po humbe nuk behet qameti.
    Rendesi ka zbatimi I ligjit,shkelja e tij do të thote you are the same shit as Likja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje