Rama telefonon Erdogan, pas suksesit në referendum

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas triumfit me referendumin e 16 prillit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë telefonata të shumta urimi nga krerë shtetesh e kryeministra.

Mbrëmë ai ka marrë telefonata urimi për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese, nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Libanit, Saad Hariri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, thuhet se vazhdojnë të vijnë telefonata urimi pas rezultatit në referendumin për ndryshimet kushtetuese të zhvilluar më 16 prill.

Burimet e Presidencës thanë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri kanë telefonuar Presidentin Erdoğan

Ndërkohë liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Rama telefonon Erdogan, pas suksesit në referendum”

  1. shqipo says:

    Debila, idiotë, analafabetë turkoanadollakë…!!!!!! Pas “triumfit” (???!!!) të Erdoganit….por, që “fitoi” me brekë nëpër këmbë…!!! E uruan Rama dhe kryetarët e shteteve “më të fuqishme” të Evropës…(?!) Hahahahahahahahahaaaaaaaaa…..qesh dhe keci laraman…!

  2. kleptofagos says:

    Sipas axhensive perendimore, zgjedhjet per referendumin ne Turqi nuk i kane plotesuar standartet..
    Ta marrim vesh ku hyn Shqiperia, ne Lindje apo Perendim, apo ku ti leverdise Rames…

  3. Alban Hamzai says:

    Nxenesi I gjate duhet tja kaloje mesuesit te shkurter . Ka kaq vjet qe merr frymezime sulltanore nga babai I madh. Pavaresisht se sulltani I madh fitoi ne referendum ne pjesen me te prapambetur te vendit,pasi ne qytetet si Stambolli,Ankaraja,Izmiri etj. humbi dhe pasi manipuloi disa miliona vota ,I gjati tone duhej ta uronte patjeter mesuesin e tij,sidomos tani qe edhe ne jemi ne prag te zgjedhjeve dhe eksperiencat sulltanore do ti vlejne shume te gjatit tone per tu bere edhe ai sulltan. Vaj vatani e mjere mileti .Dy Kambere ne nje dere.Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje te Alban Hamzai Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *