Standardet e dyfishta të PD: Shkelja e Kushtetutës për shtyrjen e zgjedhjeve pa problem, shkelja e Kodit Zgjedhor për ‘koalicionet’, prek demokracinë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA

Opozita shqiptare operon me standarde të dyfishta përsa i përket zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës.

Ka dy muaj rrumbullak që është ngujuar në çadrën e protestës ngjitur me selinë e Kryeministrisë dhe kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve në një afat më oportun sipas saj.

Në mënyrë që një qeveri teknike pa Ramën kryeministër të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kuptohet sipas lidershipit të opozitës, pasi të marrë dhe kohën e mjaftueshme për të bërë ndryshime dhe përmirësime në ligjin zgjedhor.

Ndërkohë që shtyrjen e zgjedhjeve përtej datës 18 qershor të dekretuar nga Presidenti i Republikës e cilëson si një vullnet të mirë në shërbim të demokracisë shqiptare dhe zgjedhjeve të lira.

Pavarësisht se Kushtetuta e Shqipërisë, dhe me ndryshimet më të fundit në korrik të vitit të kaluar, e përcakton qartë se zgjedhjet parlamentare shtyhen vetëm nëse vendi është në luftë. Por për lidershipin e PD nuk ka problem shkelja e Kushtetutës.

Por opozita nuk mendon kështu në lidhje me shtyrjen e mundshme me disa ditë të regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit, pavarësisht argumentit të PS-LSI se bëhet për të qënë vullnetmirë që të arrihet një zgjidhje që dhe PD dhe aleatët e saj të regjistrohen dhe hyjnë në zgjedhje.

Për këtë qëllim Partia Demokratike i ka dërguar një letër KQZ pas kërkesës së PS dhe LSI  për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

Ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka i kujton KQZ se në bazë të neneve 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor përcaktojnë qartë se afetet për regjistrimn e koalicioneve nuk mund të shtyhen.

Në letër shkruhet se dhe afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve.

Vlerësojmë të domosdoshme të sjellim në vëmendje tuaj, se afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë afate prekluzive, çka do të thotë se të drejtat ose detyrimet të cilat duhen ushtruar dhe/ose përmbushur brenda këtyre afateve, nuk mund të ushtrohen tej përmbushjes së afatit të sipërcituar.

Pra, me fjalë të tjera, mosrespektimi i afateve prekluzive ndikon drejtpërsëdrejti në thelbin e të drejtave dhe detyrimeve që ato garantojnë, dhe shkelja e këtyre afateve nuk mundet të ketë pasojë tjetër përveçse asaj të parashikuar nga ligji, pra humbjes së mundësisë së ushtrimit të vetë të drejtës. Edhe praktika e konsoliduar shumëvjeçare e vendimmarrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konfirmon këtë qasje ligjore.

Nga ana tjetër, afatet e përmbajtura në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor janë qartësisht të lidhura me datën e zgjedhjeve…”, shkruan PD në letrën dërguar KQZ që të mos pranojë kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve dhe disa ditë.

Pra për opozitën dhe lidershipin e saj, shkelja e Kushtetutës për shtyrjen e zgjedhjeve përtej datës së 18 qershorit nuk përbën asnjë problem.

Ndërsa operimi brenda hapësirave ligjore dhe Kushtetuese për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve në KQZ për disa ditë, në të mirë të pjesmarrjes së të gjitha partive politike në zgjedhje, përbën një shkelje të rëndë./TemA-m.a.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Standardet e dyfishta të PD: Shkelja e Kushtetutës për shtyrjen e zgjedhjeve pa problem, shkelja e Kodit Zgjedhor për ‘koalicionet’, prek demokracinë…”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Qendrimi ne cader pertej afateve kohore te rregjistrimit per zgjedhjet e pergjithshme,mbetet nje zgjedhje personale e PD-s .
    Kushtetuta nuk mund te shkelet nga sakush,ajo mund te ndryshohet ne parlament me votat e kerkuara,ne te kunder personat pergjegjes duhet te dalin perpara ligjit,si shkeles te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *