VIDEO/ Del një video tjetër e vrasësit të Artan Cukut, policia apel për ndihmë

19 Prill 2017, 17:30Kronika TEMA
VIDEO/ Del një video tjetër e vrasësit të Artan Cukut,

Policia e Shteti ka zbuluar një tjetër video të vrasësit të dyshuar të ish-zyrtarit të lartë të Policisë, Artan Cuku.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia bën apel ndaj qytetarëve që mund të kenë informacion për vrasësin të kontaktojnë policinë.

Njoftimi i Policisë: 

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po vijon hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 8 Prill 2017 ku u vra me armë zjarri  ish drejtuesi i  lartë i Policisë në nivel lokal  Artan Cuku.

Policia kërkon  edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku.

Policia garanton  anonimatin e plotë  dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299″.


vrasesi i artan cukut by lapsi-al

1 komente në “VIDEO/ Del një video tjetër e vrasësit të Artan Cukut, policia apel për ndihmë”

  1. Do ta gjejme says:

    Ato kamerat montojini edhe me lart… te fotografoni ndonje zog!! Pikaaaaa!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje