VIDEO/ I moshuari i ankohet Ramës për çadrën e opozitës, kryeministri: Kanë hapur çadrat se ka rënë shi, pa merak do dali dielli

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjatë vëzhgimit të ambienteve të “Spitalit Amerikan 3”, kryeministri Edi Rama, u ul pranë një të moshuari me të cilin shkëmbeu një bisedë.

Pensionisti i tha Ramës se ndjehej i kënaqur nga shërbimet e fundit shëndetësore që ka marrë.

Veç falenderimeve që shprehu, i moshuari i drejtoi me nota humori një shqetësim  kryeministrit lidhur me çadrën e opozitës.

“Pata një problem në ardhje pasi na penguan çadrat,”
tha pensionisti.

Ndërkohë, shefi i qeverisë nuk ja kursen batutën.

“Kanë hapur çadrat njerëzit se ka rënë shi, pa merak do dali dielli,”
i tha Rama.

TemA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ I moshuari i ankohet Ramës për çadrën e opozitës, kryeministri: Kanë hapur çadrat se ka rënë shi, pa merak do dali dielli”

  1. mico says:

    Gju me gju me popullin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *