A ka mundësi të godasë zgjedhjet “beslidhja” çadrareske e korrupsionit shqiptar?

Nga Spartak Ngjela

Pse shqetësoheni nga thirrjet e Çadrës!

Vërtet mendoni se ka aq trima sot në Shqipëri sa të mundin shtetin?

l

Po të kishte të tillë “trima” nuk kishte nevojë që të mblidheshin në një çadër nomadësh.

Historia na ka thënë se nomadët janë frikacakë. Politikë me mbështetje popullore ku liderët rrinë në një çadër dhe flasin sallatë fjalësh, nuk kishin njohur deri tani kohët moderne.

Po, pse, a mund të mendohet se ne shqiptarët kemi hyrë në botën dhe kohën moderne perëndimore?

Derisa kemi pjellë një çadër nomadësh për efekt politik, tregon se jemi ende larg.

Fjalimet politike me shumë pak fjalë të artikuliara, pa qëllimshmëri ndryshimi dhe të pakonceptualuzuara, krijojnë bezdi, edhe tek i dëgjon në një ditë elektorale ose parlamentare, imagjino kur shoqëria i dëgjon dyzetë ditë rresht!

Bezdi që ka filluar të rëndohet te shqiptarët, se ka një muaj që nuk u krijon më as humor…

Po thirrjet kundër procesit zgjedhor që dalin nga Çadra, ç’janë?

Dëshpërim i vazhduar që të çon në degradim mendor: kjo është gjendja psikike e atyre që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.

Do të shpronësohen të gjithë, kjo është e sigurt. Dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe.

Pse me një çadër do prishë korrupsioni shqiptar alencën shqiptaro-amerikano-gjermane për antikorrupsionin në Shqipëri dhe për ristrukturimin institucional të shtetit dhe tregut shqiptar?

Shqiptarët e Ballkanit Perëndimor janë aktualisht forca kryesorë për frenimin tërësor të Rusisë në Ballkan.

Prandaj, si mendoni, vërtet që ketë luftë të ftohtë zonale Rusia do ta fitojë me një çadër nomadësh? Pamundësi absolite!

Lufta kundlr korrupsionit shqiptar është domosdoshmëri për ecurinë e politikës perëndimore në Ballkan, prandaj në fakt, korrupsioni shqiptar është i mundur.

Sa më shpejt të dorëzohen liderët e mundur të këtij korrupsioni shtetëror, aq më lehtë do jetë për ta.

A ka mundësi të godasë zgjedhjet “beslidhja” çadrareske e korrupsionit shqiptar?

Nuk ka asnjë mundësi, por kodi penal gjithsesi duhet forcuar në kapitullin e krimeve elektorale.

ll

A duhet forcuar neni 325 i Kodit Penal aktual që parashikon “pengimin e subjekteve elektorale”? Po, duhet forcuar.

Këtij neni i duhet shtuar edhe nje paragraf i dytë në lidhje me pengimin me dhunë të qëndrave të votimit për funksionimin normal të procesit zgjedhor.

Edhe masa e dënimit duhet të jetë e madhe. Pengimi i popullit për të votuar është “atentat kundër sistemit demokratik”.

Por, a duhet forcuar goditja penale qoftë dhe për thirrje banditeske kundër procesit elektoral?

Sigurisht që po. Krimet kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri, sipas kapitullit përkatës në Kodin Penal, duhet të ristrukturohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Brenda muajit maj të këtij viti…

13 komente në “A ka mundësi të godasë zgjedhjet “beslidhja” çadrareske e korrupsionit shqiptar?”

  1. KOMBI says:

    Jane dordolecet , e Shqiperise te mbledhur ne nje cader . Komandanti i dordoleceve ka filluar ti pelqeje vetja , kur trash zerin ,me shume se sa fjalet bajate ,qe perserite cdo dite non stop . Populli e kupton hallin qe kane , por tashme, ka dhe nje fund per ato .

  2. Tela says:

    E shikoni ne foto mo ne cader bukuroshja Grida me pallto te shtrenjte , me Medi Gerdecin me hallexhinjte e cadres duke ju folur per rep[ubliken e e re te Lulushit o zot ne ruaj nga mendja e kokes.

  3. Tralala says:

    Perse lodhesh avokat. Keta Jane ca te mbaruar qe dikush I genjeu, se duke u futer ne cader do fitonin. Tani mjeranet nuk mendojne per fitore, po si te dalin prej cadre.

    1. albaniafirst says:

      Tralala e ke thene tamam. Keta te cadres e kane bere si ajo puna e atij mikut qe hodhi nje lek per te hyre ne valle, por per te dale nga vallja si bene pune as 100 leke

  4. xheJ eN Bi says:

    Nje vrejtje kam per Avokatin.
    Derisa mban titullin “AVOKAT” duhet ta dish ,nese 2000 vete pengojne zgjedhjet ne Kavaje
    nuk mund ti denosh te gjithe se ka nje dritare ne ligj qe quhet Politike Penale ,
    se nuk mund te denohen 2000 njerez ne nje dite.
    Keq me vjen Avokat ,po sado ti forcoshe ato nene sikur edhe me 10 vjet heqje lirie
    ,prap asnje nuk mund te denosh.

    1. arturi says:

      Nuk denohen 2000, ndoshta mjaftojne te denohen 20! 😉

      1. xheJ eN Bi says:

        artur….
        Pa me thuaj si do t’i veçosh ata 20 veta nga te 2000-tet ,kur te gjithe kane shkelur ligjin ?
        Si mund te denosh 20 veta dhe 1980 ti lesh te lire?

        Nese kerkojme shtet ligjor nuk eshte e mundur , nese duam shtet rrumpall ,te gjitha ndodhin.

  5. aze says:

    Kur te dalin nga cadra keta, Rama do te jete shpallur Mbret.

  6. xhaja nga Kavaja says:

    une per vete kam frike te shkoj me votu me 7 maj , kam hall se mos me ze rrugen e me versulet Grida e s,ja dal dot xhaja ……

  7. Simon Vrusho says:

    NE JEMI ÇADRANË, NE JEMI ÇADRANË!…

    Ne jemi çadranë, ne jemi çadranë,
    Ne themi që lumin do hedhim matanë!
    Se, o ne kalojmë andej përmbi Lanë,
    O ne më në çadër nuk kthehemi gjallë!

  8. shqiptari says:

    Slexohesh me o Ngjela je currifjepsur i teri. Si nuk fole per kanabisin njhere, si nuk fole per tenderat qe u ndahen miqve, si nuk fole qe iken 200 mije shqiptare, si nuk fole per hajdutllekun e taksave, si nuk fole per palmat e thara per ekspozitat qesharake te piktures ne bote. Si nuk fole per taksat qe ngrihen cdo dite. O lanet te qe aq pa rendesi cadra nuk mershit dite e nate me te po e linit sa ta harronte i madh e i vogel, por ne fakt megjithse e ngushte perdite rreth saj bashkohen dhjetra orgazimine mesusesish akadamikesh lloj lloj grupimesh qe jane me ta.
    Viri gishtin kokes o koqe kandari se pa opoziten ska vlere asgje ndaj uluni e degjojeni ate opozite me 1000 mekate te cilat para makateve tuaja paskan qene vite drite larg.

  9. Vrusho simoni says:

    O ÇADRAN , ORE ÇADRAN.!
    QEFI TA KA, PO , B..,S’TA MBAN,!
    VAZHDO E SHIH NGA ZOTI.!
    TË HËNË,TË VJEN EVROPI!!🇪🇺🇪🇺
    🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺🇪🇺

  10. LORA says:

    Pikerisht ,se shqiptaret ne shumice te cilesuar,e kane mbrit me dinjitet boten dhe kohen moderne perendimore,shqup-sat brekedhjere u ngujuan ne cader .Kete te vertete nuk dashka me e pranu Taku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X