Albin Kurti akuza biznesmenëve: Pasuri sa Bill Gates e Stive Jobs, u shesin grurë krunde shqiptarëve

20 Prill 2017, 10:05Rajoni TEMA

Deputet i lëvizjes “Vetëvendosje”Albin Kurti, ka akuzuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës biznesmenët pejanë, Blerim e Shkëlqim Devolli. Ish-kreu i LVV-së ka krahasuar pasurinë e vëllezërve Devolli me Bill Gates dhe Stive Jobs.

Në Kosovë biznesmenët e kanë kaluar me pasuri edhe Bill Gates dhe Stive Jobs. Devollët kanë krijuar monopol në shumë fusha.

Ata po i shkatërrojnë fushat tona bujqësore dhe bujqit tanë s’kanë më leverdi të mbjellin për shkak të importit të grurit për ushqimin e kafshëve prej rezervave shtetërore të Serbisë e të cilat Devollët po ia sjellin jo vetëm Kosovës, por po ia çojnë edhe Shqipërisë”, tha ndër të tjera deputeti i VV-së, Albin Kurti.

Sipas tij, autostradën e kombit Devollët e kanë bërë autostradë të krundeve dhe rezervave serbe për konsumatorët shqiptarë.

Për të qenë edhe më keq se kaq, gruri pa proteina dëmton rëndë shëndetin e fëmijëve dhe përbën kequshqyerje që shkakton prapambetje në rritje.

Kur privatizohen doganat, privatizohen edhe doganierët, shumë prej të cilëve tash më shumë punojnë për Devollët e Ramiz Kelmendin e Margarita Kadriun sesa për Republikën tonë.

Të gjithë fermerët janë në mëshirën e fabrikave të qumështit. Ato ua matin sasinë, cilësinë, çmimin dhe kur të duan nuk ua pranojnë fare qumështin. Nëse blegtori përpiqet që mandej qumështin e mbetur t’ia ofrojë ndonjë fabrike tjetër, ato nuk e pranojnë, për shkak se ata kanë kontratë me konkurrencën e tyre. Devollët janë më të egrit në këtë pikëpamje.

Ata e kanë luksin të mos e marrin qumështin e blegtorëve vendës sepse përdorin qumësht pluhur kurdo që të kenë nevojë”, ka thënë Kurti.

7 komente në “Albin Kurti akuza biznesmenëve: Pasuri sa Bill Gates e Stive Jobs, u shesin grurë krunde shqiptarëve”

  1. Ata tallin Menderet o Milet says:

    U CNA THE, O KURTI….NE KEMI NGRENE BAR dhe sna gjeti gjo….vetem Partia te jete e forte, e pasur e me jete te gjate.Pra ky ishte perkufizimi ose shpjegimi i termit

    ” shqiptar”
    popull pa shtylle kurrizore e ndergjegje kombetare, i dobet, percare,hajdare dhe dhi e zgjebosur.

  2. Fiamuri Arberit says:

    Kurti shan Devollet por “harron” qe dy prej njerezve me te forte te VV , Fisnik Ismaili dhe Shpend Ahmeti jane te pandashem me Devollet.

  3. LORA says:

    Faleminderit Albin Kurtit.
    A e degjon AKU-ja apelin rrenqethes te nje perfaqesuesi te denje te votes se popullit ,si A.Kurti ?
    Ka mbi nje vit qe gelon kjo e vertete,,,, qe po vritet me krundet e Serbise jeta e njerezve ne Shqiperi.
    Nje AKU qe nuk del dhe te behete garante para njerezve per kete problem fundamental,me mire te shkrihet fare ,,,,,se nuk I duhet as dreqit.

  4. Bergenzug says:

    Te lumtë Albin, ke ngritur një teme shume te rëndësishme. Disa kane vene pasuri përrallore me mbështetjen direkte te serbeve. Nje nga këta, ndoshta me i spikaturi, është Ramiz Kelmendi. Bashkëpunimin e ngushte me serbet e quan merite dhe nuk e ka problem ti shkele me këmbe shqiptaret. Unë e kam përjetuar vete një situate te tille. Nuk e pati fare problem te refuzoje bashkëpunimin me mua (shqiptar i Shqipërie) dhe ti lëpihet një serbi te shëndoshe, qe si e mora vesh me vone, punonte edhe për shërbimin e fshehte te Sebise. Ja cfare me tha qe ne fillim: “Unë nuk kam dëshire te punoj me shqiptare”. Te vjen maraz, kur e mendon se ky legen burrë, është ofruar edhe ne qeverinë e Kosovës. Hyn tek ata bastarde, qe jo vetëm shesin interesat e vendit, por arrijnë te ndryshojnë (tradhetojne) edhe mbiemrin e tyre te familjes.

  5. Guri i Kamjes says:

    Me pelqen vemendja e z.Kurti qe eshte drejtuar mbi nje ushqim themelor e simbolik te shqiptareve. Nga gjerat e thjeshta duken politikanet qe i sherbejne popullit. Nderime e suksese z.Kurti.

  6. Ylli says:

    Personalisht nje gje me ben cudi me vellezerit e Kosoves.Ne shqiptaret te rritur nen diktature e te mesuar me muziken e radio Prishtines , nga e cila degjonim Bijelo Dugme e Riblja Corba , Zdravkon dhe Oliverin…….na shohin me inat per te mos thene perbuzje .!?!Vete Ata marrin prodhime bujqesore dhe ushqimore me shumice nga Serbia dhe e konsiderojne veten ne rregull.Kosova me Serbine ka 400 milion euro shkembime tregtare.Me Shqiperine ka vetem 20 milion euro.Ne jemi tradhtare se fundja fare muzike degjojme.Ata qe pasurojne Serbine nuk jane.Nuk i them keto per te gjetur tradhtare ” mes vedi” , por folklorizmat nacionaliste bosh , ma shpifin.

    1. Toni KS says:

      @Yllo, kritike e drejte. Pyll pa derra ska , si ke ju si nga ne. Niveli i shkembimeve tregtare Shqiperi-Kosove eshte turp kombetar per te dy shtetet shqiptare. Politikanet brekegrisur shqiptare jane te kapur nga lobet tregtare te lidhur me Serbine. Te ta kujtoj Fazlliqin nese mendon qe vetem KS qendron keq ne kete drejtim.
      P.S. Megjithate degjimi i Bijelo Dugmes, Riblja Corbes etj. mos kurgje tjeter deshmon shije te dobet muzikore. Jugosllavet ishin kopjace te Perendimit. Pse mos te degjosh drejtperdrejte origjinalin por kopjet e zbehta sllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje