BATUTAT/ Rama: Berisha dhe Basha, si Messi dhe Neimar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edi Rama bëri thirrje se më 18 Qershor politikanët duhet të jenë lojtarë dhe jo spektatorë.

Kështu ai ironiozi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët i krahasoi me Messin dhe Neimar.

“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës, mos u mërzisni fare se ju keni Messin, ata kanë Saliun.

Ju keni Neimar ata kanë Lulin.

Në fund të fundit miqtë e mi, futbolli është shfaqje, në të gjithë jemi spektartorë.

Kur mbaron ndeshja, s’ka rëndësi kush fiton, ndërsa beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne s’jemi spektatorë.

Jemi lojtarë dhe beteja bëhet për Shqipërinë që duam, që e duam shtet, me punë, me mirëqënie”, tha ai në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Durrës.

Edi Rama iu kërkoi votën të rinjve më 18 qershor për të vijuar, siç tha ai rrugën e transformimit të Durrësit dhe gjithë vendit.

Rama përmendi një sërë reformash, përfshirë këtu edhe atë në arsim.

Tani, për të gjithë ata që nuk duan të shkojnë në universitet, kemi arsimin profesional  për të patur një profesion, një punë dhe të mos punojnë më në bingo e lloto”, tha ai.

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai foli për një mur që po pengon ecjen e vendit përpara.

Ai është muri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që janë të lidhur me çadrën. Ndaj më 18 qershor, ta rrëzojmë këtë murë duke votuar për Partinë Socialiste”, vijoi ai.

Sipas kryeministrit, Partia Socialiste është partia që udhëheq një transformim historik dhe vota e 18 qershorit nuk vendos një mandat 4-vjeçar, por vendos sesi do të jetë Shqipëria që ne duam.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “BATUTAT/ Rama: Berisha dhe Basha, si Messi dhe Neimar”

  1. shpresa says:

    Te krahesosh Messin me Sali Berishen eshte turp zoti kryeminister dhe mos vazhdo te besh gafa te tilla. Messi eshte nje artist futbolli, ndersa Sali Berisha nje kriminel i atdheut te vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *