Edi Rama: Kush shpreson në prishjen e koalicionit PS-LSI, do zhgënjehet…

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për kërkesën e PS-LSI drejtuar KQZ-së, për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit, që është në kundërshtim me ligjin.

“Ajo është një letër që nuk synon të detyrojë KQZ të marrë një vendim unilateral, apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore, por që synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të koalicionit që deri në fund t’i japim mundësi PD dhe partive rreth saj që të hyjnë në zgjedhje.

Ne nuk kishim asnjë motiv që të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD, se do ishte njësoj si të mobilizohet fronti antifashist për të luftuar 1 mijë copë kolaboracionistë që kanë mbetur në fushë”, tha Rama.

Ai ndërkohë ka theksuar se ata që shpresojnë në prishjen e koalicionit PS-LSI, do të zhgënjehen.

“Ata që e kanë shpresuar dhe bërë cmos ta godasin këtë aks që ditën e pare, janë zhgënjyer e do vazhdojnë të zhgënjehen.

Nëse në këtë proces ka pasur qasje të ndryshme nga ne dhe partnerët tanë strategjik në koalicon, nuk ka nënkuptuar asnjë sekondë ndonjë lëvizje nga marrëdhënia kontraktuale me 1 milonë njerëz që na votuan per te qeverisur me këtë koalicion, por shprehje e dy opinioneve të ndryshme si mund të lehtësohet rruga e zgjidhjes për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku u fut vetë”, tha Rama.

Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend në seancën e së enjtes, deklaroi se qeveria nuk do të negociojë “mandatin që ka dhënë populli dhe që skadon në ditën e krijimit të qeverisë së re”.

Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin, janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit. Asgjë nuk do të ndodhë, përveç asaj që përcakton Kushtetuta si detyrim për përfaqësuesit e popullit, që të paraqiten para popullit me ofertat që do të gjykohen nga populli”, tha Rama.

Në lidhje me çështjen e Presidentit, Rama tha:

Mund ta kishim zgjedhur dje Presidentin, por nuk po e bëjmë një gjë të tillë. Kjo është forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës. Fuqinë numerike që e kemi marrë me mandat popullor, nuk duam ta përdorim për t’i marrë të gjitha për vete. Nuk e kemi këtë tendencë.

Fatkeqësisht, në Parlament nuk kemi ndeshur sfidën e ballafaqimit të programeve dhe opinioneve. Por, ne duam sërish t’i japim mundësi atyre që mungojnë në Parlament. Duam një President të paanshëm. Një President që të jetë në gjendje që, kur ka nevojë vendi, të ulë në një tryezë partitë politike”.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Edi Rama: Kush shpreson në prishjen e koalicionit PS-LSI, do zhgënjehet…”

  1. Goni says:

    Z.Kryeminister stop acting like a clown,
    Kur e di se KQZ nuk ndryshon dot ligjin perse atehere beni keto lojra.
    Ju keni detyre të zbatoni ligjin.,ndryshe you are part of the same bullshit.

  2. Ata tallin Menderet me ty Milet says:

    Ne Shqiperi ose Al banistan nuk dihet kur fillon dhe mbaron fushata e zgjedhjeve . Sapo mbarojne zgjedhjet dhe shpallet fituesi qe ne diten e dyte fillon fushata per zgjedhjet e rradhes. Mendesi tipike alla shqiptarce qe nuk cudit vetem Shqiptaret.


    Edhe ky si ryeminisrer frymezimin e gjen te kanceri LSI ose Facebook per perralllat e dites ose te rradhes.

  3. genti says:

    ti duhet te jesh shembulli se si respektohet ligji zoteri .ne ate arrijme te shikojme.makinacionet tuaja politike ndryshojne nga momenti ne moment.po nuk mund te ndryshosh ligjin dhe kushetuten se u intereson disave apo dhe juve vet.nese pd e ka ndar mendjen qe sdo te futet apo luan si macja me miun me lsi punet e tyre po edhe ju keni per te treguar se deri tani jo shume e keni treguar qe kur thoni po eshte po e kur thoni jo eshte jo e mbi te gjitha qe cdo pazar mund te behet por jo te thyeni ligjin sepse oreksi vjen duke ngrene thone popujt

  4. kodra pas bregut says:

    Largo Lesh e Line , hyr vetem ne zgjedhje ne se me te verteteve do Shqiperine dhe lere retoriken boshe sepse e dime se sa shume e dashuron Like Floririn .
    Ne jemi shumica kurse ata jane ne Minorance .
    Ndryshe ky vend num behet me Kurre !

  5. Turp qe ende je kryeminister says:

    Turp turp turp
    qe ende je Kryeminister, qe dridhesh e perdridhesh majats djathtas, brenda e pertej Partive…

    Por Turp edhe per Perendimin qe mbeshtet karasgjoze e karagjozlleqe te tilla…
    Po sikur ata te PD-se ne Komision te kishin pranuar, do kishte marre vendim Komisioni BIBA, apo jo?!
    Tere ato fjalime te gjata, me shkrim, te antareve te Majte te KQZ, ishin pergatitur paraprakisht, fare e dukshme kjo…! Turp, Biba…

    Po sikur te mos kishin dale kunder zerat e arseyeshem te Medias e Shtypit, sic beri shume mire Mero Baze, do e kishit marre kete vendim, edhe pse Biba kishte thene e tha serish se …votime do kishte por jo zgjedhje me 18 qershor…

    Ky Komision Zgjedhor do garantoj zgjedhje te lira?!

  6. xheJ eN Bi says:

    Me vjen keq per PS-en qe kerkon te kruaj veshin e majte duke shpure doren e djathte
    nga mbrapa kokes ,kur shume thjesht e kruan me doren e majte.

    Per mendimin tim eshte kaq e thjeshte sa nuk ka ku te veje.

    Propozon per President nje figure nga radhet e PD-es qe eshte
    VISAR ZHYTI ,nje intelektual qe ka treguar se ne rolin e Presidentit
    do jete perfaqesues i te gjitheve ,mbi partite dhe interesave politike.

    Kjo eshte si veza e Kolombit.Kaq e thjeshte.

    Me nje gur vret dy zogj ,edhe presidentin e zgjedh edhe PD -en e le me gisht ne goje.

  7. Don says:

    Z. Kryeminister zbato ligjin dhe mbylle gojen. KQZ eshte organ i pavarur kushtetues dhe ti fut hundet dhe e detyron ate te shkeli ligjin. Ne KQZ duam qe te jete e paster dhe e paanshme. Ti bindet ligjit dhe jo presioneve. Po atehere ku qendron kredibiliteti i KQZ ne se i bindet presionit tuaj? A eshte normale qe KQZ te shkeli ligjin dhe kushtetuten sepse e urdheron nje parti e caktuar? Jo dhe Jo!!!!. Lereni KQZ te zbatoje ligjin dhe mos fusni hundet atje ku nuk u takon. Mos shkelni kushtetuten.

  8. ripjellja says:

    E vertete nje aleance e pathyreshme per gjera te medha, per te miren dhe lulezimin e ketij vendi, po shyqyr qe u bete ju te dy me bllok ne dore dhe kujdes mos u zini me se e mori lumi kete vend bananesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *