Ilir Meta i përgjigjet Blushit, Gjergj Bojaxhi kërkon reagimin e ndërkombëtarëve: Pse heshtni?

20 Prill 2017, 11:48Politika TEMA

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta iu përgjigj akuzave të Ben Blushit se PS dhe LSI duan të çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Meta tha se si kërkesa për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve, ashtu edhe mosnxjerrja e kandidatëve për president bëhet për ti hapur rrugë dialogut me opozitën.

“Unë nuk marr përsipër të interpretoj çështjet e procedurave, pasi mund të shprehet Kolegji dhe KQZ.

Dëshira dhe vullneti ka qenë për të tentuar një krizë shumë më të madhe sesa ajo proceduriale, për ti dhënë një mundësi PD-së dhe partive të tjera që të përfshihen në garën e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Edhe për çështjen e presidentit qëllimi nuk ka qenë për të dështuar raundet.

Mosparaqitja e kandidatëve ka qenë për ti dhënë një mundësi dialogut me opozitën.

Është në interes të vendit që zgjedhjet të bëhen me opozitën”, u shpreh Meta.

Ndërkohë, për kërkesën e PS-së dhe LSI-së drejtuar KQZ-së, ka reaguar edhe përfaqësuesi i Sfida për Shqipërinë, Gjergj Bojaxhi.

Ai thotë se kërkesa e dy partive të koalicionit qeverisës, është i paprecedentë dhe antishtet.

Në një akt të paprecedentë të thyerjes së Kushtetutës dhe kodit zgjedhor, Partia Socialiste dhe aleatja e saj Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë kërkuar KQZ-së që të shtyjë afatin për regjistrimin e koalicioneve partiake si subjekte zgjedhore dhe sikurse pritet në një veprim dhe vendim vasaliteti politik Denar Biba dhe 3 anëtare të tjerë të KQZ-së pritet t’i thonë “po” urdhërit politik të shumicës së majtë që po vendos interesat partiake mbi interesat e Shqipërisë dhe qytetarëve.

Në këtë akt vetëm për t’i dhënë legjitimitet politik zgjedhjeve KQZ po merr atributet e Kuvendit të Shqipërisë, duke ndryshuar kodin zgjedhor, kur detyra e saj është të administrojë një proces zgjedhor jo të rregullojë ose ndryshojë kodin zgjedhor.

Dy standarde po ndjekin edhe ndërkombëtarët që heshtin kur shohin sesi thyhet kushtetuta dhe ligjet në Shqipëri.

Sfida për Shqipërinë e denoncon me forcë këtë akt të rrezikshëm anti-shtet, anti-kushtetues dhe diktatorial.

Sfida për Shqipërinë do ta ndjekë ligjërisht dhe do ta apelojë këtë vendim të parapërgatitur dhe të para votuar të KQZ-së për të shtyrë afatin e regjistrimit të subjekteve zgjedhore në KQZ”, thotë Bojaxhi.

2 komente në “Ilir Meta i përgjigjet Blushit, Gjergj Bojaxhi kërkon reagimin e ndërkombëtarëve: Pse heshtni?”

  1. kombi says:

    BASHA ME KATRAHUREN E TIJ ,PO E PERSERIT CDO DITE QE ,PD DHE ALEATET E SAJ ,NUK MARRIN PJESE NE ZGJEDHJE , CFARE PRET ILIR META NGA KETA BASTARDE ??????????????????.

  2. LastTiffani says:

    I have noticed you don’t monetize your site, don’t waste
    your traffic, you can earn additional bucks every month because you’ve got high quality content.
    If you want to know how to make extra $$$, search for: Mertiso’s tips
    best adsense alternative

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje