Këshilltari i Metës dhe sekretari ndërkombëtar i LSI: Zgjidhjet nga jashtë, si pullat e komaradareve të biçikletës

20 Prill 2017, 09:38Politika TEMA

Në emisionin “Tonight Ilva Tare”,  Ralf Gjoni, Sekretari Ndërkombëtar pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, në thotë se është pozitive që ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë shumë në krizën e fundit politike, duke theksuar se zgjidhjet duhet të jenë gjithmonë nga brenda.

Pjesë nga biseda:

Gjoni: Ndërkombëtarët po tregohen të duruar ndryshe nga herë të tjera.

Unë nuk e shoh këtë kontekst si një situatë ku ka vend për ndërkombëtarët pasi çdo gjë është kaq e zgjidhshme nga shqiptarët.

Në demokraci ka probleme dhe problemet kërkojnë kohën e duhur për t’u zgjidhur.

Ne na duhet një zgjidhje nga brenda në qoftë se duam zgjidhje afatgjatë.

Nëse duam zgjidhje si ato pullat e komaradareve të rrotave të biçikletës i marrim me formula të parashkruara nga jashtë. Gjithmonë ka zgjidhje.

Nuk duhet të jemi kaq fatalist.

2 komente në “Këshilltari i Metës dhe sekretari ndërkombëtar i LSI: Zgjidhjet nga jashtë, si pullat e komaradareve të biçikletës”

  1. Ata tallin Menderet o Milet says:

    Me nje fjale ky perfaqsuesi i Kancerit LSI , NE RASTIN KONKRET do te thote:
    nuk ka nevoje per ndihme nga jashte kur dihet qe PD ende eshte e nevojshme per mbijetesen e LSI, se ne kete menyre zgjatet dhe stergjatet ngerci politik apo pushteti kriminal i LSI .


    Ky do jete kushuriri i pare i Gjin Gjonit ose nje tjeter, Prec Zoga apo Nikolla Lesi. Po si nuk doli nje i sakte nga shpellat e nemura.

  2. pjeter says:

    zoti gjoni, ju keni te drejte si parim, qe eshte me mire qe zgjidhja te jete nga brenda, nje gje nuk kuptuam ne votuesit, qeverria qe bashkeqeverrisni eshte me se ligjeshme, opozita eshte ngujuar qe per mendimin eperhapur te votuesve nuk eshte tjeter vec se nje mbullim i disfates qe ajo parti ndjen se i vjen nga keto zgjedhje, kerkesat e kesaj partie jan aq absurde sa as ata vete nuk e din c’fare duan, dhe e fundit ju keshilltaret duhet te tregoheni edhe me te zotete se te tjeret sepse duhet ti keshilloni zgjidhje te problemit jo llafe bosh, ju nuk po beni asgje tjeter sa evidentoni nje problem, ngercin, te ushqyer edhe nga ju,cila eshte zgjidhja more zoteri nga brenda? dhe kush e pengon?ku e keni problemin ju qe kercenoni vendin ne te njejten menyre sic po bejne cadristet, ata duhen qe kane nje problem serioz, po ju c’problem keni?nuk e kuptoni qe po na mbushni mendjen se ju po aq sa pd-ja keni frike nga vetingu, dhe nuk keni asnje alternative tjeter vec ta pengoni, natyrisht duke perdorur ate “utile idiota” qe rri nen hijen e cadres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje