Pas premtimit të qeverisë se do rihapë çështjen e 21 janarit, Strasburgu pushon çështjen deri në gykimin përfundimtar në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjykata e Strasburgut ka pushuar gjykimin e çështjes së 21 Janarit, pas premtimit të qeverisë se do rihapë çështjen e 21 janarit,  deri në gykimin përfundimtar në Shqipëri.

“Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut.

Në dhjetor të vitit 2016, Qeveria shqiptare i dërgoi një letër Gjykatës së Strasburgut, ku i bënte me dije se ishte e gatshme të rihapte çështjen e 21 janarit, si dhe të negocionte me familjarët e viktimave masën përkatëse të dëmshpërblimit.

Kjo letër nënkupton për Gjykatën e Strasburgut, se ajo pushon çështjen në gjykim, derisa të përfundojnë proicedurat në Shqipëri.

Pra nuk kemi të bëjmë me një pushim cështje për arsyet e Gjykatës, por një tërheqje të Gjykatës derisa cështja të gjykohet në Shqipëri.

Më herët, familjarët e viktimave kanë akuzuar drejtpërdrejt si përgjegjës të katër vrasjeve, ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, sot lider i opozitës që proteston pranë vendit ku ndodhën ekzekutimet.

Familjarët kanë apeluar disa herë ndaj drejtësisë shqiptare për të ndëshkuar përgjegjësit që urdhëruan të hapet zjarr ndaj protestuesve.

Strasburgu rihap “21 Janarin”, dritë jeshile procesit të ri

Katër familjarët e demonstruesve të vrarë më 21 janar fituan në Gjykatën e Strasburgut përmes marrëveshjes së pajtimit me qeverinë shqiptare, pas këmbënguljes së tyre se dosja e tragjedisë nuk ishte hetuar në praninë e tyre.

Çka do të thotë se në referim të deklaratës së firmosur mes familjarëve të viktimave dhe qeverisë shqiptare, kjo e fundit ka marrë përsipër përgjegjësinë për shkelje të konventës dhe angazhohet për rihapjen e çështjes penale në gjykatën vendase.

Përmbajtja e kësaj marrëveshjeje të pranuar nga gjykata europiane si një zgjidhje bazohet në respektimin dhe plotësimin e standardeve të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, përmes këtij vendimi shteti shqiptar duhet të dëmshpërblejë me vlerën e 39 mijë euro dy fëmijët e të ndjerit Ziver Veizi për dëmin e shkaktuar atyre pasi nuk u pranuan të ishin pjesë në procesin penal ku ishin të pandeheur Agim Llupo dhe shefi i Gardës, Ndrea Prendi.

Me 15 mijë euro dëmshpërblehen për të njëjtin fakt edhe vëllai i të ndjerit Ziver Veizi dhe vëllai i Hekuran Dedës. I kontaktuar nga Top Channel, Dorjan Matlia që është avokat i familjarëve të demonstruesve të vrarë Ziver Veizi dhe Hekuran Deda tha se do t’i drejtohet autoriteteve për të zgjeruar hetimet për “21 Janarin”, por mbrojtja nuk ka vendosur ende nëse me një kërkesë të tillë do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë apo Prokurorisë së Përgjithshme.

Ajo që dihet është se, nëse do të pranohet kërkesa e avokatëve, kjo nuk do të thotë se do të ketë një rigjykim për Agim Llupon e Ndrea Prendin.

Mbi ta do të qëndrojë në fuqi vendimi i fajësisë për vrasje nga pakujdesia të dy protestuesve dhe dënimi me një vit burg për Prendin dhe 3 vjet për Llupon.

Por nëse pranohet kërkesa e avokatëve, zgjerimi i hetimeve do të kryhet ndaj personave të tjerë. Një vendim të ngjashëm Gjykata e Strasburgut e ka dhënë për Letoninë, ku një çështje është rihapur.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Pas premtimit të qeverisë se do rihapë çështjen e 21 janarit, Strasburgu pushon çështjen deri në gykimin përfundimtar në Shqipëri”

  1. Tema says:

    Sekretet e shtepise s’dalin ne pazar

  2. orangutangu says:

    Bukur shume! Sa kollaj shiten e blihen njerezit me pare po mire kane bere xhanem.

  3. erdit says:

    JOOO.. SKA MUNDESI … !!!
    KUSH JAN KETO QE I VENDOSIN NJI C’MIM NJERIUT … DHE MBROJN KUSH E BONI….?
    JAN SHPERBLUER ME NGA NJI MAKIN … JA SA VLEN JETA NE VENDIN TON …
    SHUM KEQ … PER ATA QE E PRANOJN NJI GJE TE TILL……

    1. Lugati says:

      po afrohen zgjedhjet dhe ja ku shfaqet prape 21 janari..sa te marojne zgjedhjet dhe 21 janari+vetingu do te largohen ne drejtim te paditur..urime popull

  4. l cmen me gjithe lecka says:

    16 mije euro shperblim per vdekjen e te afermit tend dhe keta fshatare e pranojne? Po pse more vemje, 16 mije euro vlen jeta e nje qytetari te thjeshte? Ata duhej te kishin marre 100 mije euro personi dhe do ishte minimumi i minimumit!!!!! Qeveri kriminelesh dhe qytetare qe shite lire!!! Prandaj NUK ecen kurre para ky vend se shqiptari shitet lire

  5. qaniu says:

    DHJET DERI NE 15 mij euro per kok i pagoi europa te vraret , kaq ishte vlera tyre , kto para do i paguajm ne skllevrit SHQIPTARE per zullumin e lulit saliut dhe llupos dhe hallall osun per çfar ben , tani jan te lar , po 400 mij te burgosur per vrasje ktu ne burgjet tona , pse i mbajm me buk per ter jeten ne populli , detyroini kriminelet ti paguajn nga 15 mij euro per vrasjen qe kan kryer familjeve te te vrareve dhe nxirini nga burgjet lerini te lir , keshtu ne nuk mbajm me buk gjysmen tjeter te popullsis ter jeten , ata demtusit le ta bejn vet pagesen e te demtuarve dhe keshtu me kte ligjin e europes zgjidhet kollaj problemi vrasjeve tek ne , por dhe burgjet rrin bosh , rroft demokracia qe na vlerson njelloj si bagti kaq esht vlera jote or popull.

    1. arian says:

      Qani. ato euro nuk jane shperblim per te vraret, por per femijet e dy viktimave qe nuk u lejuan te marrin pjese ne seancat gjyqesore, gjithashtu dhe vellezerit e dy viktimave te tjera. rilexoje artikullin. pershendetje.

  6. Zigur Qarri says:

    !!!Strasburgu rihap “21 Janarin”, dritë jeshile procesit të ri
    Top Channel 20/04/2017
    Katër familjarët e demonstruesve të vrarë më 21 janar fituan në Gjykatën e Strasburgut përmes marrëveshjes së pajtimit me qeverinë
    shqiptare, pas këmbënguljes së tyre se dosja e tragjedisë nuk ishte hetuar në praninë e tyre.Çka do të thotë se në referim të deklaratës
    së firmosur mes familjarëve të viktimave dhe qeverisë shqiptare, kjo e fundit ka marrë përsipër përgjegjësinë për shkelje të konventës
    dhe angazhohet për rihapjen e çështjes penale në gjykatën vendase.Përmbajtja e kësaj marrëveshjeje të pranuar nga gjykata europiane
    si një zgjidhje bazohet në respektimin dhe plotësimin e standardeve të të drejtave të njeriut.Gjithashtu, përmes këtij vendimi shteti shqiptar
    duhet të dëmshpërblejë me vlerën e 39 mijë euro dy fëmijët e të ndjerit Ziver Veizi për dëmin e shkaktuar atyre pasi nuk u pranuan të ishin
    pjesë në procesin penal ku ishin të pandeheur Agim Llupo dhe shefi i Gardës, Ndrea Prendi.Me 15 mijë euro dëmshpërblehen për të njëjtin
    fakt edhe vëllai i të ndjerit Ziver Veizi dhe vëllai i Hekuran Dedës. I kontaktuar nga Top Channel, Dorjan Matlia që është avokat i familjarëve të demonstruesve të vrarë Ziver Veizi dhe Hekuran Deda tha se do t’i drejtohet autoriteteve për të zgjeruar hetimet për “21 Janarin”, por mbrojtja nuk ka vendosur ende nëse me një kërkesë të tillë do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë apo Prokurorisë së Përgjithshme.Ajo që dihet është se,
    nëse do të pranohet kërkesa e avokatëve, kjo nuk do të thotë se do të ketë një rigjykim për Agim Llupon e Ndrea Prendin.Mbi ta do të qëndrojë
    në fuqi vendimi i fajësisë për vrasje nga pakujdesia të dy protestuesve dhe dënimi me një vit burg për Prendin dhe 3 vjet për Llupon.
    Por nëse pranohet kërkesa e avokatëve, zgjerimi i hetimeve do të kryhet ndaj personave të tjerë. Një vendim të ngjashëm Gjykata
    e Strasburgut e ka dhënë për Letoninë, ku një çështje është rihapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *