Një zgjidhje administrative e krizës nga KQZ!

Nga Mero Baze

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka lënë pa përgjigje, kërkesën e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhur me shtyrjen e datës së regjistrimit të koalicioneve në datën 29 prill. KQZ ka shprehur pamundësinë e saj, për të marrë një vendim, çka parimisht nënkupton, se prej sot e tutje, mbetet në fuqi afati ligjor i përcaktuar në Kodin Elektoral, që interpreton datën 19 prill, si dita e fundit, kur mund të paraqiteshin koalicionet për konkurrim.

Sipas kësaj logjike, i bie që nëse nuk ndërmerren veprime të tjera, këto zgjedhje do të zhvillohen bazuar mbi garën mes subjekteve politike, secila më vete,  dhe jo mes koalicioneve.

Por jo gjithçka është kaq e qartë.

KQZ vlen të përgëzohet që nuk ndërmori një hap në shkelje të ligjit, dhe të pranonte kërkesën e PS-LSI, por ajo praktikisht nuk ka interpretuar hedhjen poshtë të kësaj kërkese, çka nënkupton se ata kanë ende shans të interpretojnë heshtjen e KQZ.

Në datën 29 prill, partitë politike kanë një datë kontakti me KQZ, ku ata duhet të çojnë listat e kandidatëve për deputetë dhe meqë nuk kanë përgjigje nga KQZ, për kërkesën e tyre, mund të çojnë dhe marrëveshjen e koalicionit.

Në atë moment, duhet të futet në lojë Kolegji Zgjedhor, i cili duhet të interpretojë ligjshmërinë e paraqitjes së partive me Marrëveshje Koalicioni.

Për këtë shkak, KQZ meriton të vlerësohet që nuk u përfshi në një shkelje ligjore haptazi, por praktikisht i ka hapur rrugë manovrave politike dhe sidomos bisedimeve me Partinë Demokratike, në fillim të javës që vjen me negociatorët Perëndimorë.

Nëse negociatat do të kenë sukses, dhe Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje, atëhere PS dhe LSI duket se do të bëjnë presion në Kolegjin Zgjedhor, që të interpretohet si e lejueshme hyrja në koalicion dhe do të dalin së bashku.

Nëse Partia Demokratike nuk pranon të hyjë në zgjedhje dhe negociatat dështojnë, atëhere, PS dhe LSI, do të lejojnë KQZ-në të “mos i regjistrojë” si koalicione dhe do të hyjnë secili më vete në zgjedhje.

E gjitha duket se është një përpjekje për të lënë një derë hapur për PD, deri javën që vjen dhe për të vazhduar më tutje të vetëm në zgjedhje.

Në funksion të kësaj historie, është dhe data e zgjedhjes së presidentit.

Nëse PD hyn në zgjedhje dhe LSI bën koalicion me PS, Ilir Meta ka gjasa se “do të pranojë”, kandidimin për president. Në rast të kundërt, presidenti do dështohet në pesë raunde zgjedhjesh, “në pritje të opozitës” dhe do të shtyhet për t’u zgjedhur nga Kuvendi i ri në shtator.

Ky duket se është një skenar i lodhshëm i zgjidhjes së krizës me procedurë, por është i imponuar nga fakti që kriza është artificiale dhe jo politike. Në një vend ku opozita ka ngritur çadrën në Bulevard, kundërshton Reformën në Drejtësi dhe zgjedhjet e reja, rezultati i krizës është edhe më i keq për opozitën, pasi ajo po humbet statusin e saj në Kuvend lidhur me Reformën në Drejtësi pas zgjedhjeve, dhe po i hap rrugë një presidenti të majtë, një shumice të majtë dhe një Reforme në Drejtësi ekzekutuar nga të majtët, që do ta bëjë të vështirë ringritjen e PD, nëse nuk hyn në zgjedhje.

11 komente në “Një zgjidhje administrative e krizës nga KQZ!”

  1. kleptofagos says:

    Sikurse na paraqitet situata nga Mero, Blendi Fevziu ka informacione dhe udhezime te sakta nga kupola.
    Ta gezojme Ilir Meten si President. Cdo popull meriton ata qe ka ne krye…

    1. zef says:

      Rama po i lepin bythen Ilir Metes per te bere kualicion bashke, Kurse
      Meta talle leshte si me Ramen ashtu dhe me Bashen.
      Kjo e ka emrin politike KURVE.

      1. albi says:

        jeni naive nqse mendoni qe Like Floririt i pelcet shume per tu bere president… qe pastaj te dredhe zinxhirin qe mban celesat e kashtes per 5 vjet.
        Likja do kryeministrin, e per ate po investohet dhe ate do te arrije. Mos kujtoni se ka ne fokus ndonje muhabet tjeter. Dhe kjo eshte normale, cdo politikan synon postin ekzekutiv, per postin honorar merren te tjere njerez. Se sa do i dalin hesapet, kjo eshte pune tjeter….

    2. Ilir meta eshte vetem hajdut qe di te ngopet, as vrases e as kriminel..!! Une se shoh dot me sy por kshu si Po vine punet midis kokelopes president dhe krimineleve nga vicidoli Nuk mendohem dy here.. pastaj rrini te qete, Edi Rama e di se cfare ben !!

  2. Tiku says:

    Mirë o Mero ,mirë,!
    Por LULUSHI KA HALL KOKE .! S’ka hall zgjedhjesh!
    KU I HA ATIJE ,DHE KU E KRUAN TI 😂😂HI. HI!!

  3. Drejtësia says:

    O Mero ti je i zgjuar. Ne jemi të vendosur për ta zhdukur PD pergjithmon se nuk e meriton të egzistojë një parti që ka lyer duart me gjakun e shqipëtarëve.

  4. Zylyftar Veleshnja says:

    PO META PER Ç’FARE MERITASH E PRESIDENT I KUJT VENDI E POPULLI FLITET!

  5. Emiljano says:

    like floriri president=ali baba governator banke dhe populli shqiptar pastaj fle i qete gjume.

  6. Dane bexga says:

    EMILJANO,mos ki frikë !
    Do ti keshë paratë të sigurta !
    Le që ti s’ke fare ,! Më mirë ,!
    Fle rehat.!

  7. Star says:

    Meta me kete manover tenton te shtyje gjykimin qe e pret. Ai po e sakrifikon partine per interesa personale. Lsi do bashkohet me Ps, Meta nuk do i shpetoje gjykimit,por do e shtyje ne kohe.

  8. ejtan says:

    Analiza e bere dje dhe sot tek editorial,teper e sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X