Real Madrid kërkon të marrë Adriano Galliani

20 Prill 2017, 21:46Sport TEMA

Ish-drejtori i klubit të Milanit, Adriano Gallianit mund të marrë rolin e drejtorit të ri teknik tek skuadra e Real Madrid.

Lajmi është raportuar nga mediat spanjolle të cilat shkruajnë se Gallianit i është ofruar ky post tek klubi madrilen.

Me ardhjen e pronarëve të rinj kinez të kryesuar nga Yonghong Li, Galliani është larguar nga Milani ku dhe është shprehur se nuk do të punojë për ndonjë ekip tjetër italian.

Ai gjithmonë ka pasur një raport shumë të fortë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe sipas Mundo Deportivos, Perez do të donte që ai të ishte drejtori i ri teknik.

Kjo do të përfshinte ose ndarjen e detyrave me ose zëvendësimin e drejtorit të tanishëm, Jose Angel Sanchez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje