“Republika e Re” me gruan milionere, vjehrrin biznesmen dhe kunatin sekser

20 Prill 2017, 16:42Politika TEMA
“Republika e Re” me gruan milionere, vjehrrin biznesmen dhe kunatin

Prej dy muajsh tashmë, çadra e Bashës mban peng jo vetëm vetingun, por edhe të ardhmen europiane të vendit.

Nga kjo çadër, dy herë në ditë Basha zotohet se me të marrë pushtetin në dorë, do t’I japë fund varfërisë, padrejtësisë dhe korrupsionit.

Ndonëse fitorja në zgjedhjet e 18 qershorit duket shumë e largët, Basha mund të ketë vërtet një “shkop magjik” në duart e tij, duke parë se si ka arritur të transformojë një familje të zakonshme shqiptare, atë të gruas së tij, në një familje super të kamur.

Aurela, “zonja e apartamenteve”

Bashkëshortja holandeze e Lulzim Bashës (ka dorëzuar pasaportën shqiptare në vitin 2004), Aurela Basha bie në sy për shitjen dhe blerjen e shumë pronave të paluajtshme gjatë viteve të fundit.

Përfituese e 51 mijë eurove në vit nga paga, Aurela është kujdesur për blerjen e apartamentit në Tiranë, një tjetri në Golem, për shitjen e një makine 45 mijë euro, për blerjen e një tjetre dhe qershia mbi tortë, për shitjen e shtëpisë së tyre të përbashkët në Holandë, me vlerë të deklaruar prej 251 mijë eurosh.

Vjehrri, bos i ndërtimit 

Xhafer Isufi, babai këtë herë 100% shqiptar dhe jo holandez i bashkëshortes së Bashës, u shndërrua papritur në një ndërtues të suksesshëm pallatesh pasi dhëndri i tij preku majat e pushtetit gjatë qeverisë së mëparshme.

Emri i Xhafer Isufit u bë i famshëm në vitin 2013, kur u mësua se kishte përfituar një leje për të ndërtuar buzë detit, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, pallat i cili u prish pas ndërrimit të qeverisë.

Drejtori i Urbanistikës së Vlorës përfundoi pas hekurave për këtë aferë, por jo vjehrri i mbrojtur nga gjykatësit e sistemit.

Pavarësisht rotacionit politik, familja e Aurelës vazhdon të jetojë në luks dhe në fakt, Xhafer Isufi, së bashku me të birin, pra kunatin e Bashës, Erionin kanë regjistruar në QKR një biznes në vitin 2016, kompaninë e reklamave dhe ndërmjetësimit “BlackSheep”, me qendër tek kompleksi rezidencial “Ambasador 3” në Tiranë.

Kunati, sekseri i Damir Fazlliçit

Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, gjithashtu ka shfaqur një “talent” të jashtëzakonshëm për të përfituar tendera pa garë gjatë kohës së burrit të motrës kryetar bashkie.

i tillë ishte edhe 80 milionëshi i dhuruar në janar 2013.

Megjithatë, Erioni, emri i të cilit figuron si ortak në disa kompani fantazmë të krijuara nga Damir Fazlliç, “goditjen” e jetës e bëri duke bashkëthemeluar një kompani të riciklimit të plehrave, një biznes që siguronte me miliona euro përfitime çdo vit nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Ndonëse i kujdesshëm për të ruajtur një profil të ulët, Erioni nuk i ka shpëtuar dot vëmendjes mediatike me donacionet bujare që ka bërë gjatë fushatës së Partisë Demokratike dhe me mbështetjen që i bënte projektit të ish-kryebashkiakut për prishjen e Piramidës së Tiranës.

Vjehrra “piramidale” e Lulzim Bashës 

Pas gruas, vjehrrit dhe kunatit, në këtë histori duket se mungon vetëm vjehrra e kryetarit të opozitës.

Ndonëse e panjohur për publikun, ajo qëndron në zanafillën e pasurimit të familjes Isufi, pasuri e vënë përmes lidhjes familjare.

Në fakt, nëna e Aurelës është mbesa e Vehbi Alimuçës, bosit të VEFA-s që ka pasur një sërë investimesh edhe në Holandë. (Lexo.al)

10 komente në ““Republika e Re” me gruan milionere, vjehrrin biznesmen dhe kunatin sekser”

  1. VK says:

    Si komuniste te vertete, i paskeni bere detyrat e shpise per t’i hyre te breket robve.
    Nuk kam ndermend te mbroj kete handikapatin mendor, por sulmet e kesaj natyre jane niveli “cim peka & fahri balliu”.
    Nje apartament normal ne hollande (2+1) aq kushton 250 mije euro. Ca ka ketu per ta thene 100 mije here, qe keta paskan apartament, VK.
    Mire vjehrri e kunati qe paska perfituar, po kushuririn e vjehrres Luli e zgjodhi?
    Ca jeni keshtu more, si 90 leksha.

    1. Kapedani says:

      O VK (vari karin) ne Hollande eshte e vertete qe aq kushton apartamenti ,por lind pyetja kur e bleu a e bleu me kredi apo me parat e veta .Pyetja eshte e thjeshte ku i gjeti paret ne momentin e blerjes se apartamentin.
      Dhe eshte e vertete qe kot qe merren me keto cikerrima nderkohe qe ai ka vjedh miliona euro,ai dhe te tjeret ,Berisha ,Rama ,Meta ,Nano dhe lista nuk ka te mbaruar.

  2. loni says:

    Shume mire Mero,
    I vetmi problem eshte :perse nuk shkruan edhe per te gjatin!
    Ai ka jo pak per te shkruar…njelloj si ky spitullaqi..vila, apartamente, djale me 50000 euro syza..grua qe ngre vila me pare gjaku…
    Po ti je tredhur nga Rama prandaj nuk shkruan…mos na shit mend se ta dime lekuren ty koqe..

  3. Ata tallin Menderet o Milet says:

    Sic duket Rama dhe Meta akoma skane hapur llogari bankare prandaj dhe merren vetem me LuLuBashen.

  4. Zigur Qarri says:

    Interesant,por me interesant do te ishte te merreshit me gangsterat,qe po ja marrin frymen ketij kombi.Keni frike?!
    YLLI MANJANI: “TË GJITHË PO IKIN, ME SHTËPI E KATANDI – IKIN PO KU? VETË KETU JO”
    Bosh…
    Të gjithë po ikin! Me fëmijë e katandi. Po ikin… ku? Kudo vetëm jo këtu! Ikin…
    Urrejtje për vendin? Ndoshta! E sigurtë është që politika, ajo që drejton vendin nuk bën! Ka vetëm sherr e shamata! Fjalë të mëdha e punë hiç!
    Kriminelë e idiotë që fryjnë gushat e majme duke mërmëritur në emër të popullit që medemek i ka zgjedhur! Pika zgjedhjeve!
    Nuk merren vesh me njëri-tjetrin?!S’e besoj! Vjellin vrerë aq sa i përçajnë njerëzit. Pastaj pajtohen, por njerëzit mbeten të ndarë!
    Integrimi në BE? Fjalë pa kuptim! As vetë BE nuk e di përkufizimin e Integrimit.! Anëtarësimi është fjala e duhur! Por shqiptarët po ikin të “anëtarësohen” më shpejt se shteti i tyre! Për tu integruar andej, s’bëhet fjalë! Mendjen e kanë prap këtu!
    Lajme,vetëm lajme! Punë jo e jo. Por as kulturë e art! Show me shalë jashtë dhe debate me fjalë fyese (jo detyrimisht të pisëta)!
    “Ta tregoj unë kush je ti”! Asnjë debat mbi idenë, vetëm për personin që hedh idenë! Pisllëk!
    Njerëz që sta merr mendja duan të ikin! Të lajnë pjata diku në perëndim. Vetëm këtu të mos rrinë më! Krizë jo zgjedhore,
    as besimi! Nuk ka shpresë!
    Hashashi nuk bëri fajde! Nuk i qetësoi njerëzit, përkundrazi i ngatërroi më keq. Tani edhe po i vret me njëri-tjetrin! Pritej deri diku,
    por jo kaq keq!
    E ka fajin Republika?! Jooooo! Ç’faj ka Republika, nëse republikanët (jo PR) sillen si monarkë? Bëje si të duash Republikën,
    monarkët do sillen si dinë! Kushtetuta është dokument pa vlerë, në këto kushte!
    “Nuk është demokraci, por hipokrizi”- thotë Prof Artan Fuga. Ka të drejtë! Ikja nga jipokrizia, është forma më e dukshme
    e protestës së shqiptarëve!
    Shqipëria nuk braktiset nga varfëria sa ç’braktiset nga hipokrizia! Ka shumë që janë gati të pajatohen edhe me Autokracinë,
    mjafton të jetë e sinqertë! Kulmi, ku po katandisemi!
    Puna konkurrohet denjësisht nga vjedhja! Nuk bën hajër me punë, jo! Vidh më mirë! Ose, ik! Sekterisu…
    Po vendin kujt tja lemë? Edhe kalamajt po i edukojmë të IKIN! Po vijnë kinezë… Dikush thotë se po vijnë edhe Rusë!
    Ndaj të bëjmë vettingun, që të tremben Rusët dhe Kinezët! Kështu i bie, se Shqiptarët ikën!
    Ikën dhe po e lënë vendin Bosh…

  5. naivi says:

    Po hollandezin e harruat ….?!

  6. Hajrie Hanëmi says:

    UAUUUU!!
    KU E KE BLE KËT PALLTO TI MI ZOJE??!!
    E SHEF MRE QAZIMOOOOO??!!!???

  7. Koli says:

    Ska si te jete ndryshe, edhe ky pjes e llumit do jet deri sa pranoj qe te perzihet ne pazaret e pista te saliut. Pra nuk eshte ndonje gje e cuditeshme apo gje e re

  8. Jakup Azemi says:

    Sa mire qe na keni dhene kete pershkrim te sukseseve te Bashes dhe familjareve te tij. Ju keni dashte te i jipni gjithe kesaj nje konotim negative por pa dashje e keni bere te kunderten. Asgje, bash asgje, nga ato cfare ju i keni sjelle qe kan te bejne me ekonomine dhe biznesisn e familjareve te Bashes nuk duket jo legale. Sa patetik jeni z. Baze!

  9. boom says:

    Hollanda duhet ti heqe nenshtetesine hollandeze familjes terroriste Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje