Shqipëria e Madhe/ Vuçiç i “lutet” Ramës që të mos bëjë deklarata të tilla në publik

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të mos dalin në publik me deklarata për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet, nëse procesi i integrimit evropian ngec.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ky reagim i Kryeminstrit serb vjen pak ditë pas deklaratës së bujshme të kryeministrit Edi Rama për bashkim me Kosovën nëse BE mbyll derën e anëtarësimit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme

Reagimi i Thaçit pasoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Shqipëria e Madhe/ Vuçiç i “lutet” Ramës që të mos bëjë deklarata të tilla në publik”

  1. flora says:

    Më duket se edhe ky “gjatoshi” ynë, ka pjerdhur nga trutë dhe ka filluar kërcënimet (me pordhë) alla shqiptarçe…! Shqiptarët nuk mund të bashkojnë e komandojnë dy kasolle bagëtish dhe jo dy shtete… Hahahahahahahahaaaaaaaa….mjerrë ne për politikanët që kemi…! “Haxhi Qamilët” kanë qënë dhe do të jenë përherë udhëheqësit tanë…!

    1. Une says:

      Mos i qaj hallin Edit ti Lulushke e Sales se ai respektohet shume ne Europe dhe bote.
      2004 – U shpall Major of the World
      Merkel e priti me nderime te medha kur Saluci yt i zente prit Merkelit neper koridore vetem qe ta kapte kamera pak…
      ….

  2. Uji says:

    Po po po ashtu do bejne.

  3. Tema says:

    Vuçiç te shikoje punen e tije si President dhe jo ti drejtohet Rames si Kryeminister pasi s’eshte me homologu tije.

  4. Visi says:

    Ata qe duan te bashkohen nuk flasin por punojne per bashkim,ndersa Rama kerkon te mbahan mbledhje te perbashketa me qeverine e Kosoves para zgjedhjeve ,nderkohe qe angazhohet per “neoJugosllavi” me Serbine e Vuciicit.

  5. Visi says:

    Ata qe duan te bashkohen nuk flasin por punojne per bashkim,ndersa Rama kerkon te mbahan mbledhje te perbashketa me qeverine e Kosoves,para zgjedhjeve ,nderkohe qe angazhohet per “neoJugosllavi” me Serbine e Vuciicit.

  6. Visi says:

    Ata qe duan te bashkohen,nuk flasin por punojne per bashkim,ndersa Rama kerkon te mbahan mbledhje te perbashketa me qeverine e Kosoves,para zgjedhjeve ,nderkohe qe angazhohet per “neoJugosllavi” me Serbine e Vuciicit.

  7. DRENICA E KUQE says:

    Shqiptaret po te kishin mend ne koke, bashkimin do duhej ta shpallnin qe me 1999, kur perfundoi lufta e UÇK, sepse obligimi betimor i ka vu para aktit te kryer, per çka edhe eshte luftuar dhe jo te degjojne edhe pas 20 vjetesh perralla te pushtetareve serbe…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *