Tom Doshi, ja me cilën parti do kandidojë në 18 qershor

Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, ka suprizuar dje në emisionin “Opinion”, kur tha se edhe pse listat e kandidatëve nuk janë përpiluar akoma, për zgjedhjet e 18 qershorit, Tom Doshi, do të jetë në listat e PSD në Shkodër.
Pra Doshi, i cili eshte deputet ne Kuvendin aktual, do te kandidoje ne qarkun e Shkodres nen siglen e PSD.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta.

Ndër të tjera Gjinushi tha se në 18 qershor partitë e koalicionit të majtë do të shkojnë në zgjedhje.

Sipas tij, zgjedhje do të ketë patjetër pasi nuk mund të ndërrohen qeveritë dhe nuk mund të merren pushtetet pa zgjedhje.

Gjinushi tha se do të ketë përpjekje që PD të tërhiqet nga kushtet e saj, por edhe nëse nuk tërhiqet partitë do të shkojnë në zgjedhje.

“Ne nuk jemi pa opozitë. Ka shumë forca të tjera politike që jnaë opozitare’, është shprehur Gjinushi.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Tom Doshi, ja me cilën parti do kandidojë në 18 qershor”

  1. sandri says:

    Doshi ia morri Shkodren partise demokratike. Duhet respektuar shume per kete.

  2. KOMBI says:

    Bravo . Nuk ka arsye te lutet aq shume Luli i vocerr . Shqiperia ben pa ato funderira , Alternativat ka .
    PD KA VENDOSUR 100% PER VETVRASJEN E TYRE . DHE ME 25 PRRILL NUK DO TE KETE ASNJE REZULTAT .SHYQYR QE PO SHPORREN VETE . VENDI I TYRE ESHTE DIKU TJETER .
    FESTE TE MADHE DO TE KETE SHQIPERIA .

  3. Fiki says:

    Bravo Toma & Gjinushi. Ju i duheni parlamentit

  4. spata says:

    Nuk kane bese keta .Mos deklaroni azgje para kohe . Ndiqni kaubojsin malok se cfrae beri .Kur thote “Basha Republika e Re” ka parasysh: Mblidhuni te gjithe o malok te krijojme shtetin tone te pavarur nga Tirana zyrtare . Ideja per tu shkeputur e per te krijuar nje shtet me vete . Mos tju duket cudi kjo qe ju them .Eshte opsjoni ne tavolinen serbe .

  5. donald says:

    Tju spjegoj… Tom Doshi kandidaon ne Shkoder per PSD, nderkohe qe po per kete parti kandidon Dritan Prifti ne Fier. Per kete qoke Rama ka futur Gjinushin tek te sigurtet ne listen e Tiranes te partise socialiste. Rama e ka shume te veshtire te shkeputet nga Tomka dhe shoket e tij se fundja eshte ne pushtet prej tyre dhe prej parave qe gjeneron krimi dhe narkotrafiku. Une qe shkruaj sjam as me Ramen e sigurisht as me mostren Sali Berishe apo me zarin e tij Lul, por ju qe e mbroni KM duke peshtyre mbi veten tuaj me dukeni te gjithe Loqe qe keni hak tju q..het nona cdo dite.

  6. Bozen says:

    Dona kush te ka share, me thuaj , se e rraf une ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *