Zgjedhja e Presidentit shtyhet për në raundin e tretë/ Meta: Ne po presim opozitën

20 Prill 2017, 15:43Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se në raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit ne do të këmbëngulim dhe do të kërkojmë konsensusin e opozitës.

Gjatë një deklaratë të shkurtër për median pas përfundimit të senacës së sotme Parlamentare, Meta tha se shpresojmë që edhe opozita të dëshirojë një president që vjen përmes konsensusit.

 “Ne këmbëngulim për dialog dhe konsensus. Besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reagimit të opozitës. Shpresojmë që edhe opozita të dëshirojë një president që vjen përmes konsensusit. Mbi të gjitha të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet që ato të jenë lira”, tha Meta.

Ndërsa teksa u pyet se a do të kishte një aleancë parazgjedhore me PS-në, Meta tha se kjo nuk është çështja kryesore për tu diskutuar por  çështje kryesore sipas tij është dhënia e një mundësie në kohë të PD-së dhe partive opozitare që të regjistrohen në zgjedhje.

Ende nuk ka vendim nga KQZ për koalicionet. Nëse nuk ka vendim sot nga KQZ për kërkesën tuaj, a do të ketë aleancë paszgjedhore me PS?

Çështja kryesore nuk është ajo e koalicionit të PS me LSI. Por e dhënies së një mundësie në kohë të PD-së dhe partive opozitare që nuk janë regjistruar as si subjekte politike për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative.

 Janë mundësi zgjedhjet e parakohshme?

Nuk e shoh si një variant konstruktiv dhe të dobishën. Qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në çështjen e Presidentit të ri.

1 komente në “Zgjedhja e Presidentit shtyhet për në raundin e tretë/ Meta: Ne po presim opozitën”

  1. Amnistia e Majkos dhe Rames says:

    Prit Like prit te mbije bar. Po te vije opozita, do ta japi ty voten e Presidentit. Mos harro se ke dhe voten e Fevzos.

    Edhe kjo puna e PRESIDENTIT behet vetem me konsesus, me ndihmen e nderkombetareve, me qetesi dhe dashuri sic mesuam nga zgjedhja e Presidentit te tanishem Sh.Nishani, nga Saliu dhe bandat PS+LSI te atij PARLAMENTI fole e Mafjes dhe kriminalitetit.


    Po te zgjodhem ty president, do ti besh naften LSI se ti?

    Apo,do ti besh thirrje ti rikthehen nenes Parti te kampit socialist?


    Loja jote ska nevoje per shkence.Vetem se si ti shpetosh drejtesise mendon. Dhe si President do shtysh edhe disa vite te tjera ne nje krevat me Moniken Kokmadhi.


    Por shalgjati ka besim te Parlamenti , si per reformen dhe vetingun,prandaj nuk kerkon qe Presidentin ta zgjedhi populli.Atehere do ta shikosh sa te vlen lekura apo sa i dashur je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje