Alarm nga OKB: Më i lartë se kurrë rreziku, për një luftë bërthamore

2Një raport i OKB-së, jep alarmin për rrezikun e shpërthimit të një lufte bërthamore, si pasojë e një “gabimi katastrofal”.

Daily Mail shkruan se ky rrezik është në pikën e tij më të lartë.

Sipas raportit, sistemet komplekse dhe automatike mund të çrregullohen dhe të fillojnë të shkaktojnë ngjarje të cilat mund të rrezikojnë jetën e miliona njerëzve.

Në dokument thuhet se “Parandalimi bërthamor funksionon deri në kohën kur do të dëshmojë se nuk funksionon. Rreziku është i natyrshëm dhe, kur të shuhet fati, rezultatet do të jenë katastrofike”.

Raporti paralajmëron se sensorët e lidhur me internet, dronët dhe lidhjet e internetit nënkuptojnë se një gabim i vetëm mund të eskalojë shumë shpejt dhe paralajmëron se rreziku nga një “luftë aksidentale bërthamore” është shumë i lartë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *