Basha shpall mediat e “fake news”: Top Channel, Balkanweb dhe Panorama Online

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga protesta e Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, Lulzim Basha shpalli konkursin e mediave që shpërndajnë lajme të rreme (Fake News).

Për këtë javë, Basha tha se mediat fake news janë Top-Channel, BalkanWeb dhe Panorama online.

“Sot mediat konvencionale janë tërësisht nën presionin e pushtetit. Nga sot ne nisim konkursin e Fake News për javën që mbyllim. Këtë javë kemi dy kampionë për fat të keq: Top-Channel, Balkanweb dhe Panorama Online. Top-Channel për interpretimin allasojçe të deklaratës sime. Rama dje tha se Vetigun e shtyn pas zgjedhjeve, kurse unë thashë se ai do të bëhet menjëherë pas qeverisjes zgjedhore dhe sipas konsensusit të 22 korrikut të kaluar”, u shpreh Lulzim Basha.

Kreu i Partisë Demokratike citoi mediat prestigjioze si Forbes kur tha se “Edi Rama ndërton një ndërmarrje kriminale në vend që e ka kthyer vendin në qendrën e krimit dhe të drogës”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Basha shpall mediat e “fake news”: Top Channel, Balkanweb dhe Panorama Online”

  1. Fredi FR says:

    MOS!! Paska sulmuar dhe Rakipllarin e Panorames qe behet cope per te mbrojtur kauzen e tij IDIOTE…….kesaj i thone thike pas shpine.

  2. Anxhela says:

    Bravo zoti Basha i keni degjeneruar keto media te shitura dhe te shemtuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *