DETAJET/ Kush është 33-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, që terrorizoi Vlorën?

Një vrasje e ndodhur orët e vona, ka terrorizuar mbrëmjen e djeshme.

Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur Ergys Gjioveshaj.

Ai është një personazh i njohur për Policinë e Vlorës.

Gjinoveshaj iu dorëzua asaj me pranga në duar në qershor të vitit 2011 nga autoritetet austriake.

Ishte arrestuar në Vjenë nga Interpoli, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në vitin 2010.

Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 12 vjet burg për vrasje, të kryer në kohën kur ishte vetëm 16 vjeç, raporton Lapsi.al.

Në vitin 2000, në moshë të mitut, teksa udhëtonte me një autoveturë tip Mercedes Benz 240 së bashku me mikun e tij Florian Meçe, ishte përfshirë në një konflikt me shtetasin Muharrm A, i cili drejtonte një kamion dhe gjendej nën shoqërinë e Laert Alushit.

Ata u përplasën verbalisht përballë shkollës “Qemal Ataturk”.

Rreth një orë më pas, shtetasi Laert Alushi takon Florian Meçen dhe i kërkon sqarime për sharjet që i kishin bërë Muharrem A.

Debati tensionohet.

“Bashkë do ta zgjidhin ndryshe”, i kishte thënë Floriani atij.

Në mbrëmje, së bashku me Ergys Gjioveshajn ata e qëllojnë Laert Alushin.

Fillimisht viktima përleshet me Florian Meçen.

Ndërsa Ergys Gjioveshaj kishte marrë një automatik që e mbanin në makinë dhe i ka drejtuar armën Alushit.

Ai i është drejtuar shokut të tij duke i thënë: “ Lëre Lani, lëre, hapu”.

Floriani e ka shtyrë Alushin duke i thënë Ergysit: “Na, bjeri”.

Një breshëri automatiku e kap në këmbë dhe në trup, duke e lënë të vdekur në vend.

Florian Meçe u dënua me 22 vjet burg, ndërsa Ergys Gjioveshaj me 12 vjet burg në mungesë, pasi ishte i mitur.

Pas vrasjes kishte mundur të arratisej në Itali dhe më pas në Austri, ku edhe u kap.

Policia dyshon se motivi i vrasjes së djeshme mund të jetë hakmarrja.

Por disa dëshmitarë thanë se mbrëmë në lokalin e natës gjithçka ndodhi pas një konflikti për muzikën, në lokalin e natës ku ai gjendej me disa miq të tij.

Dy persona me armë në dorë hynë në lokal dhe qëlluan në drejtim të tij, duke e lënë të vrarë në vend.

Tre persona të tjerë u plagosën. Autorët nuk janë identifikuar ende. Duke përfituar nga errësira, ata mundën të largohen.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “DETAJET/ Kush është 33-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, që terrorizoi Vlorën?”

  1. shoku says:

    Kinezet thone: mendohu mire para se te shesesh pordhe se mund te digjet bytha.

  2. lori says:

    Gezim me te madhe nuk ka kur vriten horat,vagabondat e hajdutat.inshalla te tjeret ne rradhe qe te pastrohet pak ky vend.Vlora ka nevoj per pastrim.Vazhdon te mbetet vendi I hajduteve mashtrueseve,drogagjinjeve,prostitucjonit (leber hesapi)

  3. Xhori says:

    Po ju te redaksise se shekulli.com keni dale fare nga shinat me duket. Po lajm eshte ky??? Asnje informacion qe si ka mundesi ky njeri i denuar me 12 vjet dhe kthyer ne shqiperin nga interpoli ne 2011 ishte jashte dhe jo ne burg??? Si ka mundesi se nuk dalin llogarite…. Behuni serioz dhe jepeni informacionin e nevojshem dhe jo sa per te mbusbur faqen…

  4. Illyrian says:

    -Lëre Lani, lëre, Hapu
    -Na, bjeri
    Hajde në kokë të Lanit tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *