Dokumenti/ PS në sitën e Vetting-ut, Rama letër Llallës: Verifiko deputetët socialistë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Përpara se të shpallë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, Edi Rama nis vettingun e grupit aktual parlamentar.

Burime brenda Partisë Socialiste i thanë Top Channel se Rama u ka ngarkuar drejtuesve të 12 qarqeve listat e deputetëve, si dhe ka kërkuar më shumë gra e të rinj si asnjëherë tjetër.

Por përpara konfirmimit të deputetëve aktualë, kreu i selisë rozë ka vendosur ta kalojë në sitën e Adriatik Llallës të gjithë grupin e tij parlamentar. Ai i ka nisur një letër prokurorit të përgjithshëm që i kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve aktualë.

Siç shkruan Rama, Partia Socialiste, si forcë kryesore, është e angazhuar shumë seriozisht për fuqizimin e konsolidimit të besimit në popull, duke filluar që nga deputetët.

Ndaj në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon që të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS dhe të dërgojë një përgjigje përpara 29 prillit, ditës kur në KQZ do të dorëzohet zyrtarisht lista me emrat e kandidatëve për deputetë.

Nuk dihet nëse në listën bashkangjitur, e cila është top sekret, Rama ka përfshirë edhe kandidaturat e mbledhura nga drejtuesit e qarqeve. Por selia rozë konfirmon se lista e 29 prillit do të ketë kaluar më parë në filtrin e vetëpastrimit total.

Burimet thonë se fshesa e këtij vettingu surprizues do të kalojë mbi gjithë deputetët aktualë e të rinj të PS. Mësohet se ky vetting ka edhe një “prokuror” tjetër në selinë rozë: Gramoz Ruçin.

Ky i fundit do të paraqesë në kryesi raportin e kontributeve politike të deputetëve, pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e grupit parlamentar, në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare; praninë e tyre pranë bazës socialiste dhe elektoratit; si edhe ecurinë e deklaratave të tyre të pasurisë gjatë këtij mandati qeverisës.

Të pyetur për vërtetësinë e këtyre zërave për kontrollin e drejtuar nga Gramoz Ruçi, zyrat e Edi Ramës në PS dhe Kryeministri u përgjigjën njësoj: “No comment”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Dokumenti/ PS në sitën e Vetting-ut, Rama letër Llallës: Verifiko deputetët socialistë”

  1. Amerika says:

    po Adriatik LLalles kush do ja bej vetingun?
    ai eshte me maskarai dhe me i implikuari i te gjitha pislliqeve dhe krimeve bashke me Saliun.
    njeri flet e tjetri vulos.
    Le te presim Ameriken tja bej vetingun LLalles se ne shqiperi ai eshte bere vete Aliu dhe vete Kadiu.

  2. Endrit says:

    Shume ide e bukur. E vetmja menyre qe PS te fitoi perseri. Ka plot te tjere qe duhet t’ju jepet mundesia dhe jo vetem te njejtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *