EMRI/ Arrestohet një person për vrasjen e mbrëmshme në Vlorë, dy të tjerë shpallen në kërkim

21 Prill 2017, 20:41Kronika TEMA

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, pas një konflikti të çastit humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë.

Në përfundim policia thotë se ka arrestuar një person si autor të ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim shtetas të tjerë.

I prangosuri është 19-vjeçari Gani Tozaj nga fshati Sevaster i Vlorës, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta, duke shmangur kështu pistën e hakmarrjes për shkak të të shkuarës me precedentë penalë të viktimës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20 minuta mbrëmjen e 20 prillit dhe nga të shtënat mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje