FOTOT/ Pamje të tmerrshme, fëmijët e jetimoreve në Bjellorusi janë bërë kocë e lëkurë nga mungesa e ushqimit

21 Prill 2017, 14:04Bota TEMA
FOTOT/ Pamje të tmerrshme, fëmijët e jetimoreve në

Këto pamje shqetësuese zbulojnë gjendjen mizerabël dhe kushtet e vështira që po përbalen  fëmijët në jetimoret  e Bjellorusisë.

Disa nga 100 fëmijët e kequshqyer ishin katandisur në një gjendje mjaft të keqe shëndetësore, pasi ishin dobësuar aq shumë sa madje u dukeshin dhe kockat në trup. Ata ishin të vendosur në një jetimore në kryeqytetin bjellorus të Minsk. Kishte fëmijë që peshonin rreth 14 kg, shkruan “Mail Online”.

Autoritetet kanë kërkuar një hetim penal, ndërsa fotografitë janë krahasuar me disa nga viktimat naziste të kohës së luftës dhe me jetimët e varfër në  jetimoret e Rumani në vitet ’80.

Sipas prokurorëve, ndaj fëmijëve nuk është treguar përkushtimi i duhur. Çështja ka bërë bujë në të gjithë Bjellorusinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje