LSI, Gjosha: Zgjedhjet mund të dëmtojnë zbatimin e Vetting-ut, po rrezikohet integrimi i vendit (qëndrim dhe për bashkimin me Kosovën)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka deklaruar dje se nga zgjedhjet e 18 qershorit varet integrimi i vendit dhe fati i reformës në drejtësi.

Duke folur në një intervistë televizive, ajo u shpreh se duhet dialog politik që të ketë zgjedhje të gjithëpranuara.

“Unë do të thosha se ky është një test i madh për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Zgjedhjet janë një kriter i padiskutueshëm për të gjitha vendet aspirante për në BE, janë një tregues i funksionimit të demokracisë në vend. Sigurisht që monitorimi nga partnerët europianë për këtë proces është i përditshëm.

Ajo çka ne duhet të tregojmë, është se Shqipëria është një vend që tashmë ka arritur standardet europiane për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Gjosha.

Sa i takon reformës në drejtësi, ministrja deklaroi se zgjedhjet pritet të ndikojnë edhe në zbatimin e saj. Sipas Gjoshës, bllokimi i reformës rrezikon të zgjedhje vendin shumë vite pas.

Nga ana tjetër, ajo nuk ka kursyer kritikat ndaj socialistëve. “Unë mendoj që ultimatumet nuk kanë vend në këto momente. Përpara stabilitetit të vendit dhe përpara detyrimit që kemi t’i sigurojmë qytetarëve tanë një të ardhme më të mirë.

Zgjidhja vjen në tryezë, nga komunikimi mes palëve dhe pa kushte. Për këtë ne kemi kërkuar edhe ndihmesën e Partive Popullore Europiane, çka në fakt sërish nuk është normale, pasi duke iu kthyer procesit të integrimit mendoj se një vend që kërkon negociatat duhet të zgjidhë vetë ngërçet politike.

Megjithatë të ndodhur në këto kushte ne jemi të detyruar të kërkojmë këtë lloj zgjidhje, pasi afati i zgjedhjeve është i afërt. Besoj se të gjitha forcat politike janë zgjedhur për t’u ofruar siguri qytetarëve”, tha ajo.

E pyetur për bashkimin me Kosovën, Ministrja Gjosha tha se Shqipëria ka busull orientimi vetëm integrimin në BE dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *