“Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…

Nga Anri Bala

Prilli po ikën, e ndërsa shqiptarët presin që kopshti zoopolitik i këtij vendi të dalë nga gjumi letargjik dhe të gjallërohet, krejt e kundërta po ndodh. Mirë që nuk janë zgjuar asnjëri, por as nuk kanë ndërmend të zgjohen. Grabitqarët si më të rrezikshëm, vërtiten andej këndej, pa u vendosur gjëkundi, por thjesht për të trembur ata që mund të tremben dhe nuk dihet se ku do e kenë strofkullën.

Ndërsa kukuvajka, që cicëron mbi kupolën e çadrës, për të na bindur se është bërë bilbil, si plaka e prillit, këndon çdo ditë të njëjtën këngë, për të joshur grabitqarin e madh, këngën e prillit inatçor: Luaj-an o im vëlla ma jep dhe “luaneshën” hua, ta ngrijë Ramën me gjithë ç’ka!

Grabitqari Luaj-an që luan anë më anë, i’a ka dhënë një luan të plakur dhe të dalë boje hua, por “kukuvajka bilbil” do luaneshën, e cila për hirë të së vërtetës të bën gjëmën, sepse kafshimin e saj nuk ka mjek e ilaç që e shëron.

“Padhëmbësi” nuk e kupton, se përse nuk i besojnë, megjithëse si “luani i dal boje” po jep prova, me sulmet që i’u bëri armiqëve perëndimor të Shqipërisë, e që i’u a kaloi të gjithë kukuvajkave dhe bufëve të çadrës. Nuk ishte nevoja që të fliste për “broçkullat” që kishte thënë Gabrieli (engjëlli i vdekjes) sipas një laraske, as për përgjegjësit që do mbante, sipas një bufi, as për të paditurin sipas një sorre, por mjaftonte gjykimi “brilant” i luanit pa dhëmbë, se ai Gabrieli, ishte treguar i njëanshëm dhe se grabitqarët as që do pyesnin për të, i dha merita të papara.

Njerëzit që mbushin rrugët dhe jetojnë si njerëz, i njohin mirë këta lloj grabitqarësh që u kanë bërë dëme të pariparueshme, sa herë që kanë dalë nga strofkulla për gjueti dhe për rrjedhojë, “luani i dalë boje” është nga më të njohurit, sepse është luan i veçantë në llojin e vetë, “luan që leh”.

Ndoshta, ky është motivi që “kukuvajka bilbil” do “luaneshën” në çadër dhe për hirë të së vërtetës, asaj vetëm të hyjë brenda i ka mbetur, sepse detyrimet i ka kryer me besnikëri, duke qenë larg, por kaq pranë saj me ligjërime e cicërima.

Por çfarë kërkon luanesha që hiqet si virgjëreshë, kur ka qenë e martuar me këta “të poshtërit,” që bënë sikur nuk i njeh, megjithëse kanë qenë në një shtëpi dhe kanë ngrënë në një çanak?! O njerëz asgjë, por ju jeni budallenj, që nuk i kuptoni kafshët e kopshtit zoopolitik shqiptarë.

“Luani që leh”, e që nuk di të hungërijë, leh sepse po e shikon se është bërë keq për ushqim dhe shpellë, e se nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të leh nga larg, për t’i dhënë shpresë dhe kurajo “kukuvajkës bilbil”. Frika, se mos dorëzohet dhe kërkon rrugë pajtimi, e fut kryegrabitqarin në telashe, e i’a bënë më të vështirë aksionin luanit pa dhëmbë. Por futja në fushë e luaneshës, është një ndihmë për të realizuar qëllimin edhe “bilbil kukuvajka” edhe grabitqarët, sipas parimit, mishi të piqet dhe helli të gjej vendin ku të futet.

Luanesha me sa duket, është pak e frikësuar me ato që ka bërë dhe kërkon lartë e poshtë që të bind njerëzit, se ajo nuk është e keqe, por e mirë, nuk është egërsirë por dele, është e ndershme në ato që thotë si gjithmonë, ndaj kërkon çertifikatë virgjërie dhe ndershmërie nga doktori popull.

Ajo në fakt e di mirë se, duke u lyer me bojë nga koka deri në fund të këmbëve, pra duke ndryshuar imazhin, nuk mund të ndryshosh kurrë karakterin, por nuk është e ndaluar ta provosh. Nëse nuk ndodh që “njerëzit e vërtetë” ta “hanë”, atëherë fundi dihet… me kokë në çadër, në një kopësht zoologjik me gjallesa nga më të çuditëshmet: Me “luan që lehin, hiena që ulërasin, kukuvajka që këndojnë si bilbili dhe dele me kokë ujku… “Të presim”! Jemi vendi i çudirave ku mutacionet të shokojnë aq më shumë, sepse sjellin në jetë politik dhe politikanë… poshtërsish.

4 komente në ““Lua-jan” o im vëlla ma jep dhe luaneshën në çadër hua që ta…”

  1. droga te ben dem, shikoni Koqon says:

    Bravo Anri je gazetare i vertete, kenaqesi te te lexosh.

  2. kok palari i 21 janarit says:

    fiks fare! te lumte pena.

  3. Fari~hu says:

    Per popull,keta i ka ngrene furra me kohe,keta n.q.f do kujtohen ndonje here,do kujtohen mbas 8~12 vjetesh,dhe kur bertasin ,mos u trembeni ,se bertasin nga frika,se tani po fillon cmontimi i pushtetit te tyre,qe do te thote se avash,avash keta do shkoje si shelegu ne vath,asgje sdo ndodhe,do perpiqen te bejne ca prova force,po do ta pesojne si puna e Kol Tivarit ne nje dasem Shkoder,qe donte te vriste veten medemek ,per nje ofendim qe i beri te zotit shtepise,po kur e pa qe shoket qe kishte me vete nuk e penguan,e lane ne balte,ky u terhoq dhe u shpreh=Nuk u vriska vetja per nje pordhe=,kjo do jete historia e tyre.Analiza jote ,si gjithmone ,e sakte

  4. Toni says:

    Bravo Anri, bjeru me fort kermave te Lsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X