“Lul, lëri bllokimet e rrugëve dhe lojërat e ’97-s, boll halle kanë shqiptarët”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë paralajmëruar bllokimin e të gjitha rrugëve në vend ditën e hënë.

Plani është që rrugët të bllokohen për të paktën një orë.

Deputeti socialist, Taulant Balla, duke komentuar deklaratat e Bashës, ka thënë se ai ka frikë nga vetingu, ndaj dhe kërkon të ndërmarrë akte të tilla.

“Lojerat e vitit 1997 dhe rreziqet qe ato mbartin ne vetvete nuk duhen rikthyer me ne Shqiperi.

Shqiptaret nuk meritojne te kene drejtues politike te cilet vene interesin e tyre politik mbi interesin e Shqiperise sepse interesi politik i Lulzim Bashes sot eshte mospjesemarrja ne zgjedhje  per shkak te frikes nga Vettingu dhe frikes nga rezultati i zgjedhjeve.

Te kesh frike nga vota e popullit do te thote te mos dish te respektosh popullin tend, ate popull qe te jep mandatin per te qeverisur.

Edhe pse nuk i marr seriozisht deklaratat e Lulzim Bashes, dua t’i them se eshte mire te mos i çoje ndermend ato deklarata te papergjegjshme qe ai i hedh si shashka.

Shqiptaret sot kane nevoje per vende pune dhe kush eshte kunder Vettingut edhte kunder vendeve te punes se shqiptareve; kush eshte per qeveri teknike eshte kundee ekonomise se Shqipërise, ç’ka do te thote serish kunder vendeve te punes.

Te mos ta çoje ndermend Lulzim Basha te bllokoje rruget.

Shqiptaret kane plot halle, njerezit duhet te shkojne ne pune, ne shkolle apo ne spitale.

Çdo perpjekje per destabilizim eshte kunder interesave te Shqiperise”, tha Taulant Balla.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në ““Lul, lëri bllokimet e rrugëve dhe lojërat e ’97-s, boll halle kanë shqiptarët””

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Ne dore e kane shqiptaret Shqiperine, mund te shikoni si shembull vitin 97 dhe Sirine. PD doli hapur parti terroriste kunder shqiptareve ✌️👌😡👍

  2. Lerini lutjet per lulin,por zbatoni ligjin me qene se pretendoni te beni shtet dhe mos lini kriminelet te bejne si te duan dhe sundoj ligji i rruges.
    Luli do preshin e tritanit qe ti duket Hollanda shesh me lule.

Lini një Përgjigje te BERISHA LARGOHU Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *