Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit si mbështetje për fantazinë e tij!

21 Prill 2017, 20:51Politika TEMA

Nga Edi Rama

Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit që gjithë partitë të hyjnë në zgjedhje, si një mbështetje për fantazinë e tij se po nuk hyri PD në zgjedhje, zgjedhjet nuk u bëkan as sipas Shteteve të Bashkuara!

Në fakt e kundërta është e vërtetë. Shqipëria ka zgjedhje në 18 qershor.

Dhe askush në botën e logjikës elementare demokratike, as nuk e diskuton fare datën kushtetuese të zgjedhjeve, lëre pastaj Shtetet e Bashkuara, Gjermania apo demokracitë perëndimore në tërësi.

Vajmedet ku u katandis partia që lindi nga ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!

Një shtet ku Kushtetuta, mund të trajtohet si peng i partive dhe e drejta e popullit për të zgjedhur, mund të vihet në diskutim sipas interesave të elitave partiake, nuk ka lidhje me botën demokratike.

Ky lloj shteti mund të ekzistojë akoma në mendjen e atyre që nuk e lanë Shqipërinë të bëjë shtet serioz, për 25 vjet me radhë, po nuk ka lidhje me Shqipërinë e sotme ku prej 3 vjetësh e gjysëm luftojmë për të bërë shtet. Jo më! Kurrë më!

Mua nuk më habisin fare sot, as ata që e mbajtën për çerek shekulli këtë vend peng të mungesës së vizionit, atdhetarisë, aftësisë së tyre, me keqqeverisjen e me përbuzjen provinciale për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi; as ata që kanë marrë peng kanalet e katundit mediatik me verbërinë, paditurinë e babëzinë e tyre për paranë e zezë; as ata që turren të nxjerrin nga lumi, gurin e këtij budallallëku monumental apo që hutohen, nga thagma e “zgjedhjeve pa opozitën”.

Të parët kanë frikë nga drejtësia.

Të dytët i tremben tharjes së burimeve të padeklaruara të fitimit, për të bilbiluar e shkarrashkruar në emër të parimeve të demokracisë.

Të tretët vijnë rrotull për t’u bërë të rëndësishëm në rrugët e katundit tonë politik apo, thjesht i friken kujtesës së viteve të zymta të rrëmujave, në Shqipërinë pa shtet.

Dhe, megjithë vendosmërinë për t’i dhënë, deri në dekikën e fundit, një shans dialogut dhe kthimit të Partisë Demokratike, në botën e logjikës elementare demokratike, bindem përditë e më shumë për një gjë:

Bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja e disa kryetarë pa parti të ngujuar në çadër për hatër të saj, jo vetëm nuk do ta lerë Shqipërinë pa opozitë në parlamentin e ri, po përkundrazi, ka shumë të ngjarë t’i japë jete një opozite të re, shumë më sfiduese se sa opozita pa kokë, pa program, pa skuadër e pa edukatë që pati parlamenti i sotëm.

Këtu do jemi e do shohim se kush ka të drejtë, po një gjë është e sigurtë: Një opozitë që i friket Reformës në Drejtësi dhe refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit, nuk i duhet jo Shqipërisë, shqiptarëve dhe miqve e partnerëve tanë ndërkombëtarë, po as dreqit vetë!

28 komente në “Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit si mbështetje për fantazinë e tij!”

  1. sali says:

    sakte,dhe shume drejt

  2. Lyli says:

    well done
    no comment

  3. lyl says:

    Ploteaisht dakort,nje klon e buratin i nje plaku te rrjedhur nuk mund te marri peng Shqiperine, aty le te ngordhin ne çader ndyrsiret.

  4. BERISHA LARGOHU says:

    Me Ramen????

  5. Dodoni says:

    Keta te PD kane vjedhur ap shume ne zgjedhjet e kaluara dhe perseri nuk munden te fitojne.Tashme duke mos pasur mundesi ti manipulojne votat kerkojne qiqra ne hell se e dine çfare rrezultati real presin.Ndaj jane ngujuar ne çadren se i fshihen “hasmit”,jane ne gjak me voten e popullit.

  6. Timi says:

    Këtë desha të lexoj. Krenar për këtë kryeministër.

  7. Valter says:

    Retorika, veprimet dhe idete e kryetarit te pd,
    jane vazhdimi pik per pike i babait te tij shpirteror
    dhe jo rastesisht, ata njohin shume mire mentalitetin e nje pjese te mire shqiptaresh.
    Per anarshi, injorance, vjedhje mashtrim, deri ne vetezhdukje.

  8. Milan says:

    Luli futja vetes tani por mer me vede edhe salen

  9. Sindi says:

    Rama, BRILLIANT???

  10. Faro says:

    Krijues. Atdhetar. Ndryshe nga te tjeret, e quan domosdoshmeri opoziten de jo armik

  11. FLORA says:

    EDI RAMA.JE UDHEHEQESI ME I MIRE I KOHERAVE MODERNE.JE I PARI UDHEHEQES QE KE PUNUARE PER TE BERE SHTET.ESHTE FATKEQESI E MADHE SE KE SHUME AMIQ QE TE KANE INAT.SE NUK E BEN VEZEN TENDE KUSH,ARMIQ TE BETUAR NGA LULBASHA BERISHA DHE ILIR TRADHETARI DHE PSE JAM NGA SKRAPARI E URREJ ILIR TRADHETARIN PER VDEKJE.TE UROME FITORE.

  12. DALLTON says:

    Bravo te qofte o EDVIN -RAMA se je kryeministri I pare qe I vure ne rresht keta dallkauket e PD ,se keta e dine mire kush eshte ligji ,por nuk duan ta zbatojne, prandaj o sot o kurre ndryshe SHqiperia kurre s’ka per tu future ne EUROPE,se nuk na lene keto “ferrat “e PD,te mesohen me ligje ,se kane nevoje keta maskarenj.

  13. fyelli malesise says:

    thjeshte gjigand…just go head Edi Rama

  14. Marko says:

    Si ne cdo vend normal…

  15. Vesi says:

    Po, bolle e telendisen kete vend.

  16. loni says:

    E sakte ,bravo Edi Rama ,”qente le te lehin ,karavani te ece perpara”

  17. DETARI Atllantidhes? says:

    Hallall qumeshti i mamase , ,z Edi Rama !
    Na ke bere te ndjehemi njerez !
    ?????????????????????????????????????????????????????????????????????

  18. Mersin says:

    Edhe nje bravo tjeter

  19. Tani says:

    Ka ra me te vertete ngushte Edi me kete dordolec imagjino kur ky legen shtremberon dep shtetit se cfar dialogu mund te besh me te.

  20. Kosta says:

    Rama please keep on track!

  21. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: April 10, 2017 at 13:44:56 EDT

    PROFESORI HAJDUTO- VRASES EDHE I NDERKOMBETAREVE!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pasi i lau duart si Pons Pilati me Edi Ramen dhe krejt mazhorancen e hallaktur shqiptare , lideri i opozites ne koma Lulezim Basha iu versul edhe nderkombetareve!
    Te shitur, te blere, te korruptuar flet zevendes kspoja i “Bandes se gangstereve” dhe qeverise me te korruptuar ne historine e Shqiperise, zevendes i Il Capo dei Capi te Coza Nostras shqiptare, Lulezim Bashici!
    E shihni kush na jep leksione kunder korrupsionit , krimit, vjedhjes se zgjedhjeve … jo vetem ne shqiptareve por edhe nderkombetareve !
    Nje kurve politike !
    Nje megakusar i degjeneruar i 500 milione eurove vetem nga nje afere korrupsioni qe bashke me Sali Karaxhicin e ktheu Autostraden e Kombit ne Autostraden e Kusarise se Kombit…
    Nje hajdut qe bashke me banden e gangstereve te Sali Kadafit vodhi ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve cdo pale zgjedhje jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vet gjirin e partise se tij ne agoni !
    Kujtoni vetem ato te 26 majit 1996 dhe
    zgjedhjet e 8 majit 2011!
    Mos harroni zgjedhjet nen shtetrrethim dhe me komplot kunder Sokol Olldashit te Sali Kadafit ne perkrahje te Lulezim Bashes ne krye te PDSH-se pas Vaterlose se saj ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit 2013 !
    Mbani mend zgjedhjet ala Arben Ristani e Flamur Noke Stanishici ne gjirin e PD-se neper rrethe vitin e kaluar ku kerciten edhe grushtet e karriket per te imponuar jeniceret e tyre ne krye te degeve te saj ne kundershtim me bazen e saj, cka e shkermoqi edhe me shume kete parti qe vec demokratike nuk mund te jete!
    A mund te flase per zgjedhje te lira e demokratike ne shkalle vendi nje parti qe shkeli e dhunoi cdo liri e demokraci vote ne gjirin e saj !?
    Nje ekzekutor i kater protestuesve paqesore ne nje bulevardin, ku nuk paten ekzekutuar as nazi- fashizmi dhe as komunizmi…
    A mund te luftoje kanabisin e drogat Ministri i Brendshem i Republikes saliiste te Lazaratit, Lulezim Bashiqi e Flamur Noka dhe ish Kryeministri i saj Sali Berisha qe ndanin parate e shitjes se saj me narkotrafikantet dhe klanin e tyre politik e familjar !?
    Nje humbameno, loser , qe e filloi karrieren politike e familjare me Gjalicen dhe po e mbyll si kollovar i Berishes me cadren e krimit qe eshte bere si shpella e Sali Babes me 800 hajdutat qe me qofte e pica ne goje e spicat e Sali Toptanit ne bythe duke u cjerre gjithe diten e naten : kapeni hajdutin!
    Nje hor pa dine e pa Iman qe reciton me ze te cjerre e te shtjerre te njejten poezi donkishoteske qe e ka bere gazin e Botes!
    Per ata qe kane kohe per cadra le te lexojne portretin e meposhtem te ketij sharlatani e dhjeramani te pafytyre e kllouni tragjik qe na can trapin me spitullimet e nje prostitute ala hollandeze !
    Behet fjale per hic me pak e hic me shume se
    Lulezim Bashiqin dora vete !
    Ky eshte mbiemri i vertete i gjyshit te tij hoxhe ne sherbim te serbeve !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se bem gjysh te te ngjaj !
    E nipi ka dale tre fish me faqezi se gjyshi: spiun i UDB-es e serbeve dhe hafije e dore e zgjatur e Putinit dhe RIA-s ruse !
    E pikerisht ky i pafytyre, me porosi dhe urdher te bosit te tij Sali Berisha, ka pafytyresine akuzoje aleatet dhe miqte tane strategjike SHBA-ne, Gjermanine, BE-ne per shitje e blerje, per komplote kunder ketyre trapave, ndersa shkerdhehet me Ambasadorin e Putinit dhe RIA-s ruse ne Tirane si Enver Hoxha me ambasadoret e Stalinit dikur !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se:
    Bir Selman e nenes ke te qaje me pare!?
    Sali Rame Gerdecin a Lul Kollovar!!!
    Njeri si Hitleri tjetri Cheguevare!
    Njeri ultimatume ze cjerra
    Tjetri “zgjidhje perfundimtare” …
    M

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje