Me Lulëzim, pa Lulëzim...

21 Prill 2017, 00:03Politika TEMA

Nga Edi Rama

Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së.

Dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqlpërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të parlamentit të ri.

Sidoqoftë s’ka asnjë problem!

Ne do të vazhdojmë me bukë dhe Çadra e Frikës nga Drejtësia le të vazhdojë me gurë.

Durimi ynë do të soset vetëm kur të soset kufiri i fundëm i mundësisë për të hyrë të gjithë në zgjedhje.

Domethënë deri ditën dhe orën e paraqitjes së emrave të skuadrave, për betejën e 18 qershorit.

Pastaj me Lulëzimin pa Lulëzimin, do ta bëjmë me mandatin e ri të popullit sovran, Vetingun dhe krejt rrugën e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

E nëse Lulëzimi dhe Çadra e Frikës nga drejtësia, mund ta vonojnë plotësimin e komisioneve të Vetingut dhe nisjen e punës së tyre, duke mos u paraqitur në punë deri në ditën e fundit të këtij kuvendi, dita e parë e Kuvendit të Ri do të shënojë edhe fundin e kësaj pengmarrjeje të turpshme të drejtësisë!

15 komente në “Me Lulëzim, pa Lulëzim…”

  1. Ed says:

    Sakte dhe bukur !!! Ec perpara Edi ! Kush te doje le te te ndjeke…. te tjeret terhiqi zvare sic e meritojne! Koha e kulisava ne politike ka mbaruar nje here e mire ne te mire te shqipetareve dhe shqiperise. !!!

  2. KOMBI says:

    Lulzimja nuk eshte budallaqe ,qe te firmosi wetingun per te kapur Berishen dhe veten . Lulzimja pranon vetevrasje se sa vjen ne weting .
    LULI I VOCERR NUK VJEN NE ZGJEDHJE KURRE 100%
    Ky eshte lajmi me i gezuar per Shqiperine .

  3. Milan says:

    Shkoni perpara z,Rama ,llumi si ta kete qefin

  4. nord.al. says:

    Te lumte Rama.

  5. beni says:

    Super RAMA…populli eshte me ju!

  6. prushi says:

    Urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa e forte

  7. Mujo says:

    O zoti Rama karvani te heci le te lehin qent ti ke popullin ke evropen Usa prandaj mos u tremb fare

    1. Guri i larguar says:

      Per fat ke edhe tufen e deleve qe quhen shqipetare prandaj vazhdo edhe i vetem drejt fitoreve te reja! Ne fakt do te duhej qe te gjithe ju politikane te te gjithave kraheve dhe ngjyrave te ishit ne nje avion i cili te mos ulej kurre dhe ju te vazhdonit politikat tuaja perjetesisht ne hapesire ose ne fund te oqeaneve.

  8. D j says:

    O burra mosbindje civile! Ky eshte kulmi, nje grusht morrash ( mercenaresh) ti imponohen nje kombi te tere. Pse marreveshje(pazare)? Ca thote kushtetuta? Ca thote populli, apo ai eshte i fundit qe pyetet.

  9. spatrtaku says:

    Po,po zoti Rama! Ece perpara dhe mos degjo ç’fare thot Berisha dhe Basha.Ke mbeshtetjen e popullit shqipetare dhe te europes e te botes.Deri tani Basha dhe Berish me veprime antishqiptare po fiton vetem urrejtejen e popullit.Fitorja jote ne 18 qeshor eshte e siguret.

  10. Bilbili says:

    LULUSHE!
    THIRRI MENDJES.!

  11. Bozen says:

    Bravo z, Kryeminister , jemi shume krenare me Ty . Kriminelet dhe hajdutet e kane vendin vetm ne burg. Kur do te vije AJO DITE.

  12. graun says:

    Z. Rama/ KM!
    Te lutem ruaje edhe ca kohe kete Lulin!, derisa familja e Plakut t’i fus hurin ne parapanice! Hap syte! Vucidolsi eshte mjeshter per kesi punesh. Dyfishoi bodigardet dhe vendosi mbrojtje trupeore atij dhe familjes deri me 18 Qershor! Beje miku im, se familja e degjnerueme… e karaxh…. cfare nuk bene!
    Me fal je KM, a mundesh ti kerkosh qeverise hollandeze se si e bleu ky zotria vilen 300 mij dollarshe ne Holland? kam pershtypjen se ka perdor leket e VEFAS- leket e popullit. Beje kete kerkese, se nuk mund te blihet nje vile me leke bakshish kamarieri! Edhe punonjes te larte te OKB nuk kane 1 milion dollar ne banke pervec viles apo shtepise qe ato kane! Para djali i mire dhe mencure i Shqiperise! Une nuk votoj per ty nese… sepse s’jame anetar i partise tende!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje