Pasuritë/ Kreu i Gjykatës Kushtetuese me borxhe, ndërsa Zaganjori me 13 burime të ardhurash

21 Prill 2017, 09:56Kronika TEMA

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, vijon të deklarojnë të ardhura modeste, krahasuar me pasurinë përrallore dhe të pajustifikuar të disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjykatës së Lartë, gjyqtarëve të Apelit dhe disa prokurorëve.Referuar deklaratës së pasurisë për vitin 2016, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kreu i Kushtetueses thotë se ka katër vjet që shlyen një kredi prej 16 800 000 lekësh për blerjen e një apartamenti dhe garazhi në Tiranë.

Dedja e ka marrë kredinë me 20 vjet afat shlyerje. Për marrjen e kredisë është bërë dorëzanëse bashkëshortja e tij Sonila Cami.

Po për gjatë vitit që lamë pas, Dedja ka deklaruar 2 215 140 lekë të ardhura nga paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 60 901 lekë gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës dhe 39 320 lekë të ardhura nga pagesa si pedagog në Shkollën e Magjistraturës, shkruan Shqiptarja.com.

Ndërsa, bashkëshortja e tij, Sonila Cami deklaron 74 450 lekë të ardhura nga paga si nëndrejtore e Shkollës ‘Jeronim De Rada’, 290 416 lekë të ardhura nga pagesa e sigurimeve shoqërore nga barrëlindja dhe 293 116 lekë gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës.

Xhezair Zaganjori

1 komente në “Pasuritë/ Kreu i Gjykatës Kushtetuese me borxhe, ndërsa Zaganjori me 13 burime të ardhurash”

  1. ari says:

    Bravo! Po ky Zaganjori qenka SUPERMAN,SUPERINTELIGJENT! Dhe, sa shume i mencem!!!!!!!: Ambasador, Gjykates, Profesor, Drejtues Shkence, Botues librash?????????????????Kaq shume aktivitet njeheresh…as 24 ore pune nuk do te mjaftonin. Te na rroje,. ti rroje Shqiperise ky dhe te tjeret si ky!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje