Peleshi: S’duam zgjedhje pa opozitën, por ajo e ka vetë në dorë. PD po dëmton imazhin e saj me çadrën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Mazhoranca nuk do të dëshironte të shkonte në zgjedhje pa opozitën, por kjo mbetet në dorën e opozitës”, deklaroi  sot nga Korça Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi lidhur me krizën politike në vend.

Pjesëmarrja në zgjedhje nuk është një e drejtë e partive, por është detyrim për popullin. Jemi regjistruar, kemi filluar punën organizative, ne do marrim pjesë në zgjedhje. LSI dhe disa parti të tjera janë regjistruar gjithashtu, janë krijuar parakushtet për një proces zgjedhor”, tha Peleshi.

Në lidhje me protestën e opozitës zëvendëskryeministri tha se PD po dëmton më së pari veten dhe pastaj vendin.

“Të hënën i kemi pritur me keqardhje, nuk mund të na gëzojë asnjë lajm që vjen nga fronti i destruktivitetit, të gjitha këto veprime janë në të kundërt të interesit të vetë PD, po dëmtojnë vetë imazhin e kësaj partie, se para se të jemi mazhorancë e socialistë, jemi edhe shqiptarë”, tha Peleshi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *