Rama reagon pas shuplakava të DASH ndaj PD-së: Po tani kush gënjen?

21 Prill 2017, 10:17Politika TEMA

Pas shuplakës së DASH, që në një deklaratë në faqen e vet zyrtare i bëntë thirrje PD-së të votonte Vettingun dhe të hynte në zgjedhje, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri hedh këtë fakt duke thënë “Kush gënjën”.

“KUSH GËNJEN (22)

Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin.

Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. https://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2017/04/270374.htm”, shkruan Rama.

4 komente në “Rama reagon pas shuplakava të DASH ndaj PD-së: Po tani kush gënjen?”

  1. spatrtaku says:

    Mire e ke ti zoti Rama,por a marrin vesh keta kafshet e pd-ke? Ata din vetem te shantazhojne,te shpifin te akozojne kote pa bere asgje dhe te fshehin krimet e tyre.Por populli i di mire dhe i ve festen qe u takon.

    1. adi says:

      kr rilindas ti ke vetem nje genjeshter po shume shume te vogel!!!!
      te teksti origjinal nuk thuhet ne asje vend dt.18.
      nuk e di ku e ke gjetur ti kete date .
      se nese gjithe deklarates i heq dt 18 nuk te duket se dash ne fakt te heq veshin ty dhe jo bashes???????

  2. Flamur says:

    Te gjithe genjejn pervec Lulushit ton te shtrejt e qe ju befte viti nje dite.

  3. Shqiptari nga Kosova says:

    O Rama po pse u jep kaq shume rendesi funderrinave..!!
    Shiko punen ti. Ke kushtetuten ke ligjet ..! Po ,do ishim dakort sikur opozita te ishte normale, po ata o Edi kane vra e vjedh sa kane mundur..!
    Shko i qet ne zgjedhje , s’mundet pakica me ia imponu shumices. Ska sens, ska logjik..!
    Te fala nga Kosova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje