Raporti i Moody’s pë Shqipërinë: Destabiliteti në zgjedhjet e qershorit mund të vonojë reformat

21 Prill 2017, 16:07Politika TEMA

“Zgjedhjet parlamentare të qershorit, në rast se shoqërohen edhe me destabilitet politik, mund të sjellin një shtyrje të reformave“. Kështu thuhet në raportin më të fundit periodik për Shqipërinë  nga Agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s.

Ngadalësim i reformës së axhendave do të krijojë probleme me uljen e borxhit, e për rrjedhojë mund të gjenerojë edhe një zhvlerësim të Shqipërisë. Moody`s e ka nisur analizën e tij duke shqyrtuar e faktorët e riskut dhe progreset e Shqipërisë në katër drejtime: forcën ekonomike, atë institucionale, sektorin bankar dhe forcën fiskale. Të tre të parat vlerësohen të moderuara, përveç forcës fiskale, që vlerësohet e ulët.

Sfidat kryesore janë: borxhi i lartë publik, paçka se në rënie; struktura e dobët e financimit të brendshëm, paçka se në përmirësim; fuqia e kufizuar institucionale, dhe në veçanti korrupsioni, si dhe stoku i lartë i kredive jo performuese. Më tej agjencia prestigjioze projekton një rritje ekonomike të Shqipërisë në 3.5% gjatë këtij viti dhe 3.6% vitin e ardhshëm.“Ne presim që rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë të vazhdojë“-vijon më tej raporti.

“Ne presim që zhvillimet pozitive të rriten me afrimin e vendit drejt Bashkimit Europian, pasi kjo është vërtetuar të jetë një motor i investimeve të huaja direkte për vendet kandidate“, thuhet më tej.

“Vlerësimi jonë merr në konsideratë edhe përpjekjet e Shqipërisë për të adresuar problematikën e sundimit të ligjit, dhe kontrollit të korrupsionit“, thotë Moody`s që i referohet vlerësimit të Këshillit të Europës, ku përfshihet depolitizimi i administratës publike, forcimi i sistemit gjyqësor dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje