REPLIKAT/ Komentuesi: Ti thua që SHBA është me ne, po Saliu mendon ndryshe. Rama: Shero, sytë në ballë i ke, lëre Saliun

Në postimin e deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, që iu bën thirrje gjithë partive të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, Rama ka shkëmbyer disa replika me komentuesit në faqen e tij në FB.

Komentuesi: Te drejten e dini vetem ju qe jeni ne kupolen politike shqiptare , Ti poston qe ambasadori eshte me ty nga ana tjeter Saliu thote se sekretari i shtetit thote eshte me te , rendesi ka me ke eshte populli dhe ju duhet te zbatoni vendimin e tije .

Edi Rama: Shero ketu une kam postuar cfare ka postuar vete Departamenti i Shtetit dhe syte ne balle i ke, keshtu qe lexo burimin lere Saliun dhe lere edhe se c’them une po deshe😀

Komentuesi: Ju Politikanet ,keni genjyer ,genjeni dhe do vazhdoni te genjeni ,deri sa ky popull nje dite te dale nga gjumi ose nga endrrat me politikan e tju qoje ne hale te gomarve!

Edi Rama: Edmond ti ben mire te kuptosh se nuk jane te gjithe njesoj dhe te zgjosh veten nga ky gjume mendor, se populli nuk fle kurre e mos i’a ki hic merakun, nderkohe qe edukaten mesoje per vete jo per mua Edmond😀

Ndërsa më parë Rama postoi një foto se si ka ndryshuar zona tek Pazari i Rid he iu përgjigj disa komentuesve të tjerë.

Komentuesi: Mirméngjesi z/kryeministér dhe jeni i nderuar pér kéto qé po béni , por ne si popull duam qé ju si qeveri té votoni Vetingun dhe néqoftése ju se votoni dot , kalojeni me votim né Kuvend dhe kalojani popullit me Referendum , se ajo ésht rruga qé na çon né Europ pér Shqipériné qé duam /// Respekte

Edi Rama: Ne kemi votuar Vetingun dhe kemi votuar edhe per ngritjen e komisioneve te deputeteve ku kemi zgjedhur anetaret tane! Problemi eshte qe PD nuk zgjedh anetaret e saj qe te filloje puna, komisionet te zgjedhin profesionistet qe do bejne Vetingun nen monitorimin e gjyqtareve e prokuroreve europiane e amerikane, dhe te nise spastrimi i Pallatit te Drejtesise! Referendumin per Drejtesine do ta bejme ne 18 qershor👍

Komentuesi: Zoteri..mos e beni kaq madheshtore..punen tuaj..sepse jan taksat e popullit te gjitha,nuk e ke bere ti,dhe dicka tjeter nipi im esht 20vjec dhe esht me i perqendruar me jeten e tij..sesa me postimet ne facebook,ndersa ty te ka kap mosha e facebookut ne moshe te madhe..je ber si puna e asaj pules ben nje kokerr veze dhe e degjon e gjithe mehalla..dhe dicka tjeter mesa po shohe ti ke mbi 1milion ndjekes dhe liket neper linket e tua esht max 1%qe te japin mbeshtetje..qe do te thote je larg punes tende,ndaj lere pasionin e madh per te treguar zotesin tende ketu duke ber bla bla..por beje atje ku duhet..

Edi Rama: Roland, e para e punes taksat e popullit kane qene 25 vjet me radhe po nuk me duket se jane bere edhe punet! E dyta facebook-un une e kam mjet komunikimi dhe komunikimin me ty per shembull pjese te detyres, keshtu qe ti mbase preferon qe kryeministri mos te komunikoje fare me njerezit, po per kete do te duhet te presesh nje kryeminister tjeter me kismet. Dhe e treta per ndjekesit kane rendesi sa pelqime do te japin ne kutine e votimit, jo ketu, pasi shumekush ketu merr informacionin dhe vazhdon punen e tij. Dakord Roland? E sa per bla bla bla mbase pak edukate me shume te ndihmon per veten jo per mua✌️

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/koment-3-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/koment-3.png","attachment_id":"670643"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/koment-1-2-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/koment-1-2.png","attachment_id":"670641"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/pazari-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/pazari.jpg","attachment_id":"670642"}]

1 komente në “REPLIKAT/ Komentuesi: Ti thua që SHBA është me ne, po Saliu mendon ndryshe. Rama: Shero, sytë në ballë i ke, lëre Saliun”

  1. spatrtaku says:

    Komunikimi i ketij kryeministri,tregon se sa inteligjent eshte,por edhe sa popullore eshte.Eshte per t’u lavderuar qe komunikon me njerzit,madje dhe me njerez kundershtar dhe te keq nga sjellja dhe edukata. Sa do keq sillen ata me kryaministrin,perseri ai nuk u zemerohet,por kthen pergjigjen e duhur pa u ofenduar.Bravo.Respekt.Populli eshte me Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *