Partia Demokratike, duke filluar që nga e hëna e javës së ardhshme, do të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar.
Intensifikimi i aksionit të PD-së do të nisë me bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin ditën e hënë, midis orës 11:00-12:00, shkruan Panorama.
Këtë vendimmarrje Basha e konsultoi edhe me drejtuesit e PD-së në rrethe dhe aleatët e koalicionit opozitar, përpara se ta bënte publik në çadrën e demokratëve, në ditën e 62-të të protestës.
“Opozita e bashkuar, me në krye Partinë Demokratike, ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë, duke ruajtur si pishtar, si bërthamë, si monument të kësaj lëvizjeje, çadrën e lirisë, 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin.
Ditën e hënë, të gjithë qytetarët shqiptarë, të djathtë, të majtë, patriotë, të rinj, të reja, të moshuar, bashkohemi mes orës 11:00 dhe 12:00 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë”- tha dje Basha.
Ky përshkallëzim bëhet në ditën kur në Tiranë vjen njeriu i kancelares Merkel, për të negociuar dhe gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend.
Cjane keto thirrje per destabilitet popullor dhe lufte civile,ku eshte shteti ligjor ketu ? O PROKUROR I PERGJITHSHEM ku je mor………..!
PO KUSH TE VJEN TY OR SKIZOFREN, KOKEBOSH, MASHTRUES, GENJESHTAR TEK BASHA DHE KTHEHU MBRAPSHT, HAJDUT ME DOSJE NE PROKURORI, VRASES NE BULEVARD, NUK KE KU TE SHKOSH, DOSJA E VRASJES NE BULVARD DO HETOHET STRASBURG, DHE PASTAJ BEJU THIRRJE NJEREZVE TE VINE TE BLLOKOJNE RRUGET, KUSH JE TI ? QE E ZHYTET SHQIPERINE NE BALTE, BASHKE ME SALI PLAKUN KRIMINEL.