Agron Duka: Vendimi i Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje është jo normal pasi…

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se vendimi i Partisë Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje është jo normal pasi ne ndodhemi në një situatë jo normale.

Gjatë një takimi në Kukës ku Duka prezantoi kandidaten e tij për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për këtë qark tha se ne do të hyjmë në zgjedhje vetëm me qeveri teknike.

“Nuk ka shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata është jo normale ndaj vendimi i PD-së është jo normal. Do të hyjmë në zgjedhje vetëm me qeveri teknike”, u shpreh Duka.

Gjithashtu kreu i i Partisë Agrare Ambientaliste  pak ditë më parë ndërsa prezantoi edhe kandidatin për deputet në Fier çka tregon se mes aleatëve të opozitën mund të këtë një përçarje.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...