Frika nga aktet terroriste/ 7 mijë ushtarë dhe 50 mijë policë do të jenë në gadishmëri gjatë zgjedhjeve në Francë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti francez François Hollande ka vendosur që të angazhojnë rreth 50 mijë forca policie  dhe 7 mijë ushtarë ditën e diel me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Këto masa të rrepta sigurije vijnë pas sulmit të mbrëmjes të së enjtes në Paris nga një terrorist. Ky lajm u dha në një deklaratë të mbajtur për mediat pas takimit me presidentin, nga kryeministri Bernard Cazanueve.

“Dua t’ju kujtoj se qeveria ka mobilizuar forca sigurie në muajt që kemi lënë pas dhe sigurisht që në ditët e ardhshme, më shumë se 50.000 oficerë policie do të organizohen për sigurinë e procesit zgjedhor. Pjesë e këtij operacioni ruajtës do të jetë gjithashtu edhe 7.000 anëtarë të personelit ushtarak. Ata do të dërgohen në të gjithë vendin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.”, tha Bernard Cazanueve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *