Kriza politike/ Idrizi: Të mblidhen forumet e grave të PS, LSI, PD dhe PDIU që ta zgjidhin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka shpallosur alternativën e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend. Idrizi ka propozuar që për zgjidhjen e këtij ngërçi ditën e hënë të mblidhen forumet e grave të PS, LSI, PD dhe PDIU që të zgjidhin krizën.

Gjatë një takimi të organizuar në Akademinë e Arteve me Forumin e Gruas të PDIU, Idrizi forcave politike  kujtoi paktin  kombëtar dhe apelin drejtuar Presidentit Nishani për një tryezë me të gjitha partitë politike.

“Ne propozojmë që ditën e hënë të mblidhen forumet e grave te PS, LSI, PDIU e PD që të zgjidhin krizën. Ky është propozimi i fundit i PDIU. Kemi propozuar pakt Kombëtar për krizën, iu drejtuam presidentit për një tryezë. Është vullneti politik që po na mban në kriza të paarsyeshme. Unë sot e kam një propozim. Para se të presim që dikush të na vijë nga jashtë të na zgjidhë krizën. U propozoj forcave politike që përpara se të na vijnë nga jashtë”- tha ai.

Më tej duke vleresuar rolin e gruas në politikë , Idrizi tha: “Ne u renditëm force e dytë politike në Tropojë e Delvinë, ku kryetaret e PDIU ishin gra. Sa herë gratë dhe vajzat kanë qenë në detyra publike ajo detyrë është realizuar më së miri. Nuk mbaj mend të ketë pasur akuza për korrupsion për ministre gra, apo sjellje të deputeteve në parlament si ajo që kanë burrat”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Kriza politike/ Idrizi: Të mblidhen forumet e grave të PS, LSI, PD dhe PDIU që ta zgjidhin”

  1. Iliri says:

    Ok idriz, po pd-ja nr forum do sjelli berishen! 🙂

  2. Bozen says:

    Mire e ke ti o Idriz. Me pare duhet te pyesesh shokun Sali dhe Lul, se a kane ata muhabet me grate.

  3. Roland says:

    Do qihen te tera bashke?……..apo do i qi mona ,qe ngjan si buall, se mona burre eshte ,e ka surratin si gorrill

  4. Azemi&Fatmira says:

    Forume grash PD dhe LSI nuk kan. Ne vend te tyre te dergojne forumet e Bundrave.

Lini një Përgjigje te Iliri Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *