Kush ka lindur në vitet ‘80-‘90 në Shqipëri, duhet të bëjë këto vaksina deri në fund të prillit

22 Prill 2017, 17:58Sociale TEMA

Personat që nuk janë vaksinuar gjatë fëmijërisë mund të kryejnë vaksinimin gjatë ditëve të mbetura të muajit prill në qendrat shëndetësore.

Ekspertët e ISHP-së bëjnë thirrje popullatës të kryejë vaksinimin, ndërsa ISHP propozon përfshirjen në kalendar të vaksinave të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela.

Ditët e mbetura të muajit prill mund të shfrytëzohen nga të gjithë personat të cilët nuk kanë arritur që gjatë fëmijërisë të vaksinohen me të gjitha vaksinat e parashikuara në kartela.

Gjatë gjithë muajit qendrat shëndetësore kanë bërë një grafik vetë dhe sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ISHP ka planifikuar vaksinim të popullatës.

“Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat.

Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do aplikojnë vaksinën”, – shprehet specialistja e ISHP-së Erida Nelaj.

Java e ardhshme është java europriane e vaksinimit dhe ISHP propozon edhe shtimin e 5 vaksinave të reja.

3 komente në “Kush ka lindur në vitet ‘80-‘90 në Shqipëri, duhet të bëjë këto vaksina deri në fund të prillit”

  1. undefined says:

    pse varicele, mer ordinera? kemi fjalen tone ne, LI, apo ju ben alergji shqipja?

  2. A.R. says:

    Ne asnje menyre MOS pranoni t’ju vaksinojne! Edhe pse broçkullat qe do t’ju tregojne ngjajne mjaft bindese. Vaksinat jane tejet te ndotura (qellimisht) me helme, metale te renda, merkur dhe ADN shtazore dhe anembane botes po sjellin vatra semundjesh nga me te ndryshmet! Gjithashtu rastet e autizmit, paralizave dhe renies drastike te koeficientit te inteligjences te inteligjences, nuk numerohen me, aq sa reagimi kunder tyre po merr format e nje revolucioni gjithandej nga Europe, Amerike, Azia e deri ne Australi.
    INFORMOHUNI INFORMOHUNI INFORMOHUNI, perpara se te merrni me qafe veten dhe femijet tuaj!

    https://www.youtube.com/watch?v=68WSoUSbtis

    1. A says:

      Komplet dakort, informohuni njerez para se tè vaksinoni femijet dy muajsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje