Mesazhi i Ramës për çadrën e PD-së: Nuk tërhiqemi para asnjë kërcënimi apo shantazhi, harrojeni se do përsëritet ’97-a

22 Prill 2017, 11:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë paraditen e së shtunës në gjirokastër, ku është takuar me të rinjtë që votojnë për herë të parë në këtë Qark.

Rama shoqërohej në këtë takim edhe nga Bashkim Fino, dhe jo rastësisht.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka kujtuar trazirat e vitit 1997, trazira që sipas Rama, Saliu dhe të tjerët duan t’i rikthejnë prapë në vend.

Pse është Bashkimi këtu?

Është këtu se ai nuk ikën dot nga Gjirokastra, pavarësisht se puna e ka cuar në Tiranë.

Sot ai është me ne si dëshmi kuptimplotë e asaj që ka ndodhur.

Sa herë është puna për të prishur punë, kemi Saliun, sa herë është puna për të bërë shtet, kemi PS.

Da herë është puna për të shkatërruar, kemi Saliun, sa herë është puna për të hapur rrugën e vendit, kemi PS.

Nuk e përmenda rastësisht Bashkimin, se është dëshmitar i një historie të dhimbshme, tragjike për vendin, një historie që ndodhi kur shumë nga ju nuk kishit lindur akoma.

Histori që prindërit tuaj e mbajnë mend mirë dhe kurrë nuk duan të përsëritet”, tha Rama.

Ata që janë në cadër janë për një arsye shumë të qartë, kanë një frikë të pangushëllueshme nga drejtësia.

Ajo frikë i ka mbyllur në cadër e ti zënë bulevardin qytetarëve, kurse ne jemi këtu me vendosmërinë e madhe që vendit të mos i lejojmë përsëritjen e historisë, por edhe të mos lejojmë që t’u mbyllet rruga e drejtësisë.

Ne nuk tërhiqemi para jo çadre, por asnjë force, presioni, kërcënimi apo shantazhi”, tha më tej Rama.

“Çdo shqiptar e ndjen domosdoshmërinë për të shembur murin e padrejtësisë. Gjykatat e këtij vendi janë një pazar ku të drejtat e njerëzve tregtohen si të ishin gjë e gjallë.

Nëse duam të rrisim ekonominë dhe punësimin, duhet të pushojmë nga puna gjykatësit e korruptuar. Ata pengojnë vënien në vend të drejtës së pronës. Janë ata armiku numër 1 i Partisë Socialiste. Nuk do të tërhiqemi jo vetëm përpara çadrës, por as përpara presioneve e shantazheve”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “vota është një ndeshje mes të ardhmes që duam dhe të shkuarës që nuk duam kurrë të rikthehet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje