Ministri Dervishaj: Zgjedhjet duhet të jenë një shans për opozitën

22 Prill 2017, 17:25Politika TEMA

Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se zgjedhjet duhet të jenë një shans për të gjithë dhe një shans edhe për opozitën.

Nga Saranda ku ishte i pranishëm në një takim me të rinjtë e LRI-së Dervisha tha se mesazhi ynë është shumë i qartë zgjedhjet janë një shans për të gjithë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë të barabartë dhe në mënyrë të lire.

 “Mesazhi i ditës së sotme është një shans për të gjithë kështu që edhe zgjedhjet duhet të jenë një shans për të gjithë, duhet të jenë një shans për rininë duhet të jenë një shans për të gjithë shqiptarët, duhet të jetë një shans për të gjitha partitë, duhet të jetë një shans edhe për partitë e opozitës. Mesazhi ynë është shumë i qartë zgjedhjet janë një shans për të gjithë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë të barabartë në mënyrë të lirë në mënyrë të organizuar sipas të gjithë parametrave të nevojshëm demokratik në mënyrë që zgjedhjet e ardhmshme të jenë zgjedhje demokratike të lira dhe tju japin një shans të gjithë shqiptarëve”, – tha Dervishaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje