Mosbindja civile, PD plan për rrethimin e Kryeministrisë para se të mbërrijë njeriu i Merkel?

22 Prill 2017, 09:36Politika TEMA

Bllokimi i akseve kryesore kombëtare ditën e zbarkimit në Tiranë të negociatorit të Partive Popullore Evropiane David McAllister për të mundësuar nisjen e dialogut mes palëve, do të jetë vetëm hapi i parë i zbatimit të planit ekstrem të Partisë Demokratike, për të provokuar destabilizimin e vendit.

Shqiptarja.com ka mësuar nga burime pranë opozitës se, në varësi të produktit të negociatave që do të nisin në fillim të javës së ardhshme, Partia Demokratike do të organizojë një protestës kombëtare, e cila do t’i bashkëngjitet çadrës, me qëllim rrethimin dhe bllokimin e Kryeministrisë, në kuadër të mosbindjes civile.

Plani është diskutuar gjatë mbledhjeve të fundit të kryetarit të PD, Lulzim Basha me krerët e degëve të PD dhe drejtuesit e partive aleate.

Sipas burimeve, protesta është planifikuar të mbahet në harkun kohor nga data 24 prill deri në 30 prill, gjithnjë nëse mes palëve nuk do të ketë një kompromis që reflekton kushtet e Partisë Demokratike për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar ngritjen e institucioneve të Vetingut.

Disa brime pranë PD thanë se nuk është fiksuar një datë, për të mos paragjykuar rezultatin e negociatave.

Në varësi të rezultateve të dialogut, protesta do të përkojë me skadimin e afatit për regjistrimin e partive në zgjedhjet e 18 Qershorit, regjistrimin e kandidatëve si dhe me paraqitjen e listave të kandidatëve për deputetë.

Me përfundim e afatit për paraqitjen e lirave dhe printimin e fletëve të votimit, do të marrë formë zyrtare dhe përfundimtare edhe bojkoti i zgjedhjeve nga partitë opozitare.

Po ashtu, protesta synohet të zhvillohet para zgjedhjeve në Kavajë, të cilat konsiderohen një test nëse zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit mund të mbahen pa opozitën. Në këto kushte, kjo protestë, pas çadrës dhe bllokimit të rrugëve, do të jetë prova e tretë, por edhe vendimtare e Lulzim Bashës për t’i imponuar shumicës krijimin e një qeverie teknike. Ndaj drejtuesit e PD synojnë një protestë masive pa ndalim, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Opozita do të tentojë të rrethojë Kryeministrinë, ndërsa ka një paqartësi nëse protesta do të jetë paqësore apo do të degjenerojë në dhunë, si reflektim i disa kërcënimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama duket i vendosur për të shkuar në zgjedhjet e qershorit edhe pa opozitën. Ditën e enjte, kryeministri deklaroi se nëse PD nuk tërhiqet, Vetingu do të zbatohet menjëherë nga Parlamenti i ri.

3 komente në “Mosbindja civile, PD plan për rrethimin e Kryeministrisë para se të mbërrijë njeriu i Merkel?”

  1. LORA says:

    Nese tentojne per dhune;do te vulosin ngordhjen e tyre perfundimtare.
    Ishalla e bejne ,,,te shpetoje Shqiperia nga kjo bande kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar.

  2. Drejtësia says:

    M ….. do na hanë.

  3. Puli says:

    Berisha para 4 vjetesh nuk e dorezoi postin e kryeministrit per shume dite. Nuk e kuptoj pse ai nuk I zbaton ligjet po kerkon destabilizing?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje