Nuk ke popull or Lyl, por ca hajdutë e vrasës pas vetes! Por pas së hënës për ju vjen drejtësia

22 Prill 2017, 11:27Politika TEMA

Nga Erjon Braçe

Nuk ke popull or Lyl!

Nuk ke popull!

Ky eshte problemi yt dhe eshte problem i madh.

I ke te gjithe me vete;

Ish- kryeministrin vrases dhe hajdut, njeriun qe ka 25 vite qe i merr shpirtin ketij populli; i vodhi pasurine kombetare qe vlente, nentoke e mbitoke, perfshire dhe nje cope te jashtezakonshme det, cfare mbeti e shkaterroi, per te varferuar gjithnje e me shume popullin e per te bere zengjin rracen e ngushte te tij;

E trashi keshtu zullumin kunder popullit te tij kur i perveloi ne zjarr baruti ne nje biznes kriminal qe kthente ne pasuri per te e familjen e tij, tamam pasuri kombetare te ketij popullie qe duhej kthyer ne te mire publike per popullin, tamam ate popull qe ngriti krye dhe ai e vrau pa piken e meshires mu ne mes te bulevardit!!

Ti ishe me te Lyl!

Ishe ministri i tij hajdut, antishqiptar e dorovites i territorit te ketij populli, qe duhet te vrisje si Ai, me pushken e shtetit ndaj popullit qe ngriti krye kunder zullumit tuaj.

Me ty Lyl, por edhe me te, jane sot te gjithe ish- ministrat tuaj, ata te 1996-tes e ata te fundit, “te rinjte” hajdute te 8 viteve tuaja te sistemit me te korruptuar qe vodhi popullin dhe e vrau ate.

Nuk mungon asnje nga ata, jane me ju, perdite, ashtu tufe, sic kane vilat qe u bene me parate e popullit me te vjedhur e me te vrare ne Evrope, nga Qerreti ne Lalezin e famshem vetem fal jush!

Por me ju jane edhe prokurore e gjykates, thika e tmerrshme e padrejtesise se sistemit tuaj kriminal, thika e mprehte me te cilen ju, te gjithe bashke, politikane, deputete, ish ministra e deri tek kryeministri juaj, TE PAPREKSHEM, i rropet dhe lekuren e fundit ketij populli, per ti bere te pasur ata-me drejtesine e shitur e blere per popullin, gjithnje te pabarabarte me ju para ligjit, te cilin keta e bene celik per tu dhene imunitet e paprekshmeri ju, hem kur vidhnit e hem kur vrate!

Keta jeni!

Te gjithe bashke.

Rruget, nuk do i bllokoni te hene kunder Edi Rames.

Rruget po ja bllokoni popullit, popullit qe e urreni se nuk eshte me ju, popullit qe e luftoni se kerkon drejtesi per ju, te gjithe, tufen e vogel sac ju te hajduteve dhe vrasesve nga Qerreti ne Lalez, shtuar me ca te tjere ne Farke.

Keni bllokuar Drejtesine qe populli kerkon, keni bllokuar Kushtetuten qe popullin garanton, kerkoni te bllokoni ekonomine qe per popullin vlen;

Tani kerkoni ta ndaloni te levize, i lire e i qete ne vendin e tij, jo tuajin, kurre tuajin.

Kete vend ju, ti mbi te gjitha e urren, thjesht e perdor per ambicien tende per tu kthyer edhe nje here te vjedhesh e te vrasesh, e perdor thjesht si mburrojen tende nga drejtesia qe duhet te vije edhe per ty, edhe per ju!

Te hene edhe nje here do jeni perballe ju dhe populli, as policia e as ushtria, ju-hajdutet dhe vrasesit, nga ish kryeministri deri tek faturuesi i sitemit tuaj zhvates dhe populli, viktima juaj e perhershme, por edhe varrmihesi yt, juaji!

Pas te henes eshte e marte dhe eshte dita e drejtesise!

16 komente në “Nuk ke popull or Lyl, por ca hajdutë e vrasës pas vetes! Por pas së hënës për ju vjen drejtësia”

  1. Fshatari says:

    Uau nuk do mund dot t’i shtoja asnje presje pervecse…motren mua ne p…DH o Lyl bashke me ceten tende hajdute

  2. racionali says:

    Bravooooo Erjon.
    Po vjen dita e ndeshkimit per kryekriminelet Bisha – Berisha – Basha dhe kompani

  3. LORA says:

    AMIN,te marte te nise dita e drejtesise.

  4. kozmo says:

    Ore Fyll ,bej cfare te duash dhe pak dite ,por rruget populli do ti kete te lira drejt Europes , ndersa rruget e juaja more fyll do te mbyllen shume shpejt .
    QESH MIRE KUSH QESH I FUNDIT !!!
    POPULLI PRET ,SE DITET E MIRA DO TE VIJNE PER NE.

  5. Lugati says:

    o brace bucja ..pse ato qe jane aty jane bageti simas teje?????atehere me logjiken qe con perpara ti karakurve komuniste..ato qe cove ti ne masaker me 21/janar..nuk ishin popoull por bagti..apo jo?????????aju plera te dy kraheve flisni si ju leverdis juve…ske popull thote bucja plere..athu jane ufo njerezit pavarsisht idete politike

    1. albaniafirst says:

      quaji si te duahs, bageti apo kriminele, te gjithe ne cader I ke

    2. nora says:

      O Lugat, mire ia paske vene emrin vetes LUGAT. Lugat je or i mjere, se kushedi cke bere dhe ti nen udheheqjen e Kriminelit Berisha dhe Lyl trapit. Ke vjedhur , ke bere para si te ka dashur prapanica dhe tani nukmundesh dot se te jane prere fijet o Lugat. Prandaj je edhe ti si Lyli dhe te tjeret ne cader. Jeni cakej qe mezi prisni te vini prape ne fuqi dhe te shqyeni copat e mishit, dhe gjakut te popullit te ndershem. O Lugat , ashtu mbetsh tere jeten, skrope i zi. Hajt tung

  6. Valter says:

    A duan shtet dhe ligje nje pjese e shqiptareve?
    JO.
    A kane konceptin e demokracise [shumkush e njeheson me pd]?
    JO.
    A jane te vetedijshem per ate qe ju kerkohet te bejne?
    JO.
    Atehere zgjidhja do te jete e veshtire,
    vetem nqs, do te jete nje pakice e pa perfillshme.

  7. Roland says:

    Te lumte KARI

  8. Selim Rroshi says:

    Fryji fryji ndasite kalamak i pandrqshem, krijo kushte qe opozita ta ndjeje veten qe i mer votat e saj kte detyre keni si qeveri. Propaganda spi me uje ne kete vend mo u lodh kot se njerzit o nga interesi u afrohen partive o nga liria individit.
    Ju zuri frika se se lirite ekonomike i bete vetem per vete e su don me asnje as te tuajt sju duan me. Rreekeni me cilimijte qe votojne per here te pare kaq poshte keni rene. Jeni qeveri krijojini kushte opozites po ju thone dhe te huajt.

  9. Treviso says:

    Po Ilir Meta a nuk ben pjese tek kjo skuader? Ndoshta i takon turnin e nates. Te gjithe ato qe permendi zoti Braçe eshte dhe dora e Ilir Floririt,
    pamvarsisht se eshte i padukshem. Njeriu pse e ka frike gjarprin, se te kafshon pa e pare.

  10. Agron fici says:

    Askushi
    Lyli e kam per bileten per te 313

  11. gimi says:

    O Brace! Ke shit na nje kile te bardhe keto dite?! Ti morr I kuq, se le dot zanatin.

  12. Arber Iliri says:

    Ore Brace, populli ju paguan ju qe te mos line kete grup qe thua zotrote te bllokoje popullin, e di ti qe paguhesh nga taksat, qe njerezit te jetojne ne stabilitet.Apo kur vjen puna ne kaos e remuje ta haje populli jo or jo duhet ju qe paguheni ti dilni zot popullit, se kush eshte Berisha e Basha, e Mediu e te tjere ne i dijme me kohe, por ju qe moret mandatin nuk duhet ti lini te bllokojne rruget sic kane bllokuar Bulevardin e madh.Perseri eshte gabimi i juaj, njerezit duan te levizin ne ate shetitore kryesore por ju thoni me mire mos levize populli aty se te futemi ne bela me banden.Kjo tregon frike jo demokraci, Demokracia eshte zbatimi i ligjit nga te gjite njesoj.Po me ngrit une nje cader te madhe ke Universiteti per nja trwe muaj ma lejoni, e kam per proteste politike.Jo or jo e ngrini zgupthi brenda nates, por kete grupin e degjeneruar e toleroni me tej se sa lejon ligji dhe ketu fillon gabimi i juaj.Nuk po thom ti vrisni por ti ngrini per bythe me gjithe cader nga Bulevardi.Cdo gje kaq kufi e ky kufi ka kohe qe eshte kaluar me cadren ndaj edhe keni arrit ta sillni situaten ne kete pike.

  13. Nausika says:

    O Brace,
    Nuk jam
    me asnje politikan, por percaktimin mit mbi Termin popull, nuk eshte i sakte!
    Populli eshte teresia e njerezve, qe jetojne ne nje hapsire te caktuar, kohe e vendi!
    Pra dhe femijet, e vrasesit e tyre jane pjese e popullit, o njeri qe ben me shume polemike, sesa ke dije!
    A i lexon se cilet jane mbeshtetesit e tu? Ca vulgere e gojendyre, apo jo!

  14. foni says:

    Erionuci vockel,pesha pupel e Rames,koqja e majte e Rames,ish koqja rezerve e Nanos.
    Morr i kuq me me shume se nje huq,lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje