Rusia reagon ndaj deklaratave të Ramës e Thaçit: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë sjell luftë në Ballkan

22 Prill 2017, 00:23Rajoni TEMA

Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të politikanëve shqiptarë, kryeministrit Rama e presidentit kosovar Hashim Thaçi, në lidhje me atë që sipas Moskës, e konsiderojnë si qëllim për rishikimin e kufijve të Ballkanit dhe përpjekje për të destabilizuar juglindjen e Europës.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Moska vlerëson se nën maskën e akuzave të pabazuara të përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit, po bëhen përpjekje për të implementuar projektin e Shqipërisë së Madhe, projekt që bazohet në Kushtetutën shqiptare, e cila i jep të drejtën Tiranës të mbrojë interesat e shqiptarëve jashtë vendit, kudo që ata ndodhen.

Nën maskën e bisedimeve hipokrite mbi nevojën e stabilizimit të rajonit nën mbikëqyrjen e NATO­s, themelet e vërteta të stabilitetit po tronditen. Një kurs i ri politik është adoptuar për të rishikuar kufijtë në Ballkan, gjë që shton në mënyrë të paevitueshme potencialin për konflikt”, thuhet në deklaratë.

Ky, – siç nënvizon Moska zyrtare, – është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, si dhe kreut të të vetëquajturës Kosovë e pavarur, Hashim Thaçi, mbi gatishmërinë e tyre për të bashkuar forcat nën një shtet të vetëm shqiptar.

Këtyre deklaratave, – vijon më tej Ministria e Jashtme ruse, – u ka bërë jehonë edhe kreu i Bashkisë së Luginës së Preshevës, në jug të Serbisë, një rajon i populluar kryesisht nga shqiptarë, të cilët shpallën dëshirën për të qenë pjesë e shtetit të përbashkët Shqipëri-­Kosovë.

Ministria e Jashtme ruse shkon më tej, teksa thotë se pjesë e këtij konteksti është edhe e bujshmja “platformë e Tiranës”, e miratuar nga partitë shqiptare në Maqedoni, që po minon themelet e shtetit maqedonas.

E pavarësisht këtyre deklaratave, padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës – Shtetet e  Bashkuara dhe Bashkimi Europian, – ose kanë qëndruar të heshtur, ose kanë dhënë vetëm disa deklarata si zakonisht të pakuptimta, thuhet në komunikatë.

Ne nuk mund të ndihmojmë, por pajtohemi tërësisht me shqetësimet e shprehura qartazi nga kryeministri serb, njëkohësisht presidenti i zgjedhur Aleksandar Vuçiç, si dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, të cilët kanë dënuar me vendosmëri retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kanë kërkuar përgjigjen e duhur ndaj këtyre zhvillimeve nga ana e Brukselit, Uashingtonit, si dhe vendeve të tjera kryesore europiane”, thuhet nga Ministria e Jashtme ruse.

Kremlini zyrtar ka theksuar gjithashtu edhe ironinë e hidhur, siç është shprehur edhe nga pala serbe, se “nëse Vuçiç do t’i lejonte vetes të sugjeronte publikisht bashkimin e Republikës Serbe në Bosnje-­Hercegovinë me Serbinë, ai do të ishte bombarduar nga zyrtarët në Bruksel”.

Rama dhe Thaçi deklaruan se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse prespektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Deklarata e Ministrise se Jashtme te Rusise:

5 komente në “Rusia reagon ndaj deklaratave të Ramës e Thaçit: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë sjell luftë në Ballkan”

  1. boom says:

    Ruset ky komb i qelbet. Pasi moren me dhune Osetine dhe Krimene na qenkan dashuruar me paqen tani.

  2. Adriatik xhafa says:

    As ja kemi frken rusise po ruset apo putin mos te kujtoje se jemi arab plumbi ne koke epret ne qoftese prek trojet eshqiperise ku do te jeteja gjejme vendin ku dele dhe edi si perfundon ta provoj po e presim kedo

  3. Apo jo? says:

    Pasi kam bere kerkimet e mia nga ku del qe Krimeja deri ne vitet 1950 ka qene pjese e Rusise dhe per arsye te pozicionit gjeografik iu kalua Ukraines (gjithmone nen bashkimin sovjetik), une e mbeshteta aneksimin e saj nga nena Rusi.
    Nuk e di a e shohin ngjashmerine?
    Une them nje referendum sic bene keta e ta vendosin vete popujt Shqiptare te Shqiperise e Kosoves.

  4. DRENICA E KUQE says:

    Kjo eshte retorike e koordinuar serbo-ruse per t’i mbajtur tokat shqiptare si koloni te tyre, per t’i shfrytezuar tokat shqiptare per interesa ekonomike, gjeostrategjike afatgjata dhe kjo deklarate e Moskes zyrtare nuk eshte asgje tjeter vetem nje kercenim i mire koordinuar me Beogradin per t’i kercenuar shqiptaret, Evropen dhe SHBA me lufte… Moska zyrtare duhet ta dije se nuk ka “territor Ballkanik”, pork a vetem Gadishull Ilirik qe u takon shqiptareve si pasardhes dhe trashegimtare te ligjshem te tyre.

    DRENICA E KUQE

  5. millosh kopiliqi says:

    ne ballkan duhet krijuare “ILIRIA E RE” , bashkimi kombetare eshte shume pake!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje