A i shkon Republikës së Re bllokimi i rrugëve?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga çadra e opozitës, aty ku prej më shumë se dy muajsh promovohet dhe e ashtëquajtura Republikë e Re – për momentin një thënie mballomatike ende pa thelb – është lajmëruar së fundi dhe për dalje jashtë sot, zhvendosje në rrugë, për t’i bllokuar ato.

Kjo pritet të ndodh në hënën, në një orë të paradites. Logjika e donte që të kishte një tërheqje një tempin e protestës, së paku në fjalorin egërshan të saj, meqë të martën mbërrin në Tiranë dhe karta e fundit për zgjidhjen e ngërçit, dyshja Mcallister-Flackenstein, gjë që do tregonte se PD është e paduruar për zgjidhje, dalje nga çadra dhe futjen në hullinë normale të betejës politike; ndërsa shpallja e barrigadave, jo me sende por trupa të gjallë njerëzish, të pagëzuar si “popull”, e që në fakt janë grupime ekstramilitante, është një gjuhë që jo vetëm shpërfill e injoron ndjeshmëritë e ndërkombëtarëve, por gati sa nuk na thotë se çadra është ngritur jo për zgjidhje e dalje prej saj por për moszgjidhje e qëndrim vetëm brenda saj, edhe sikur Ramës t’ia shkrep e të japë dorëheqjen për hir të një qeverie teknike. Më pas kushedi se ç’kajde të tjera do të dilnin…nga çadra, që ajo të vijonte ngrehur.

Dhe nëse do i referoheshim vetëm parimisht Republikës së Re, pa e paragjykuar atë, duke e kuptuar – së paku ashtu siç na diktohet ta kuptojmë – si një ere të re në politikë, a do i shkonte asaj politika e rrugës?

Së pari, ky lloj aksioni politik, kjo lloj proteste me barrigada rrugore, nuk i shkon një partie politike që ka qenë në pushtet dhe që pretendon të marrë pushtetin. Ajo zakonisht ushtrohet nga grupime të zemëruara qytetare larg përgjegjësive politike. Është e rëndomtë, ekstreme, plot nonsense dhe padrejtësi në planin social, por që u falet nëse e ushtrojnë ata që nuk kanë ndjeshmëri ndaj ligjit e që janë të margjinalizuar si njerëz. Kur këtë e bën një parti politike jo me pak pushtet edhe kur është në opozitë, tregon se gjendja e saj është vërtet alarmante. Prej këtij moment ajo deligjitimon veten që nesër në pushtet të diktojë ushtrimin e ligjit për një rast të ngjashëm nga çdokush e aq më shumë nga një forcë politike.

Së dyti, të shpallësh Republikën e Re, do të thotë që shenjat e saj t’i përcjellësh që nga mënyra e të bërit opozitë, pra pa ardhur në pushtet akoma. Ndërsa tek vendimi për t’i gjetur zgjidhjet – gjithnjë nëse je për zgjidhje – me barrikada rruge është provë se PD vijon me të përçojë po të njëjtën mendësi të një tradite aspak të pëlqyeshme opozitare, kur nuk e kishte për gjë të pushtonte dhe institucionet me forcën e armëve e t’i godiste ato rregullisht me molotov.

Së treti, me daljen në rrugë për t’i bllokuar ato, Republika e Re po promovon një rit politik që në thelb ka padrejtësinë. Rrugët nuk janë të Ramës, lëvizjet e njerëzve dhe të automjeteve po ashtu. Shumë prej tyre mund të jenë simpatizues të opozitës, të mazhorancës, apo që nuk jua ndjen fare për politike. Janë të gjithë në të drejtën e tyre, në lirinë dhe hapësirën e tyre të paguar me taksa, dhe nuk ka pse jua merr këtë të drejtë një parti me një grusht njerëzish pas, qoftë ajo dhe më e madhja e opozitës. Nëse ata që do privohen nga e drejta e tyre e lëvizjes të hënën, nis e organizohen, mundet që ta hedhin dhe në gjyq PD-në.

Ne nuk e dimë se ç’bisedohet e ç’mendime rrihen brenda kupolës blu në lidhje me këtë fare proteste, por qartazi kjo do ketë një kosto për PD-në. Siç është parë, çadra vuan nga një përkrahje e gjerë popullore dhe sajimi i popullit në ligjërimin e Bashës, që në fakt nuk ekziston, është një ndër aspektet më naive dhe teatrale të saj. Nuk se janë të kënaqur me qeverinë, por jua shpif një opozitë dhe një lider i saj, që kanë gjurmët e tyre vështirë të shlyeshme në një Shqipëri të degraduar në çdo zë.

Dhe një opozitë e tillë, e cila në fakt vazhdon të ketë gjysmën e shtetit në dorë të saj, shkon e jua zë dhe rrugën, kjo do jua heq dhe atë pak mundësi që t’i jenë krah në kauzat që ajo promovon. Do iu bëhet më e shpifur…së bashku me Republikën e Re! /tesheshi.com/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “A i shkon Republikës së Re bllokimi i rrugëve?”

  1. shqip says:

    Tribuja pashtu do bllokoje rruget. Dhe e ben shume mire. Juve sociadhiste per shume me pak, Saliu ju vrau e ju çoi elikoptere per t’hu bombarduar. Po qe se nuk zbatoni ligjet ne fuqi, jepjani dhe çelsat e qeverise, dhe lerjani kete vend talebaneve te shqupit.

    1. Tani says:

      Republike e re me salinj te vjeter

  2. ShkoDrani says:

    Çfarë lesh Republike të Re mund te behet me te njejtit shkerdhata?

  3. Zihni says:

    Ky nuk ka pasur asnje here mendie dhe si i tille dhe sikur sote te vdes apo ti lere pushtetin rama nuk do gjeje vrime ku te futet ky mendon se eshte aladini por eshte karadini qe po na e vedhtireson perdite jeten dhe ve bast qe do marri nje hu te trrashe ne bithe nga opulli e ka hallall..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *