Basha paralajmëron procedim ndaj Policisë nëse pengon protestën: S'merret leje. PS digjte makina

23 Prill 2017, 18:48Politika TEMA

Lideri i opozitës Lulzim Basha i kujtoi kryeministrit Edi Rama, protestën e 21 Janarit që mbajti opozita e majtë kundër qeverisë “Berisha”, për të treguar se ata që i vënë flakën vendit, në fakt janë njerëzit që sot kanë pushtetin politik.

Në përgjigje të akuzave të kreut të qeverisë, se të hënën PD do të krijojë destabilitet dhe rrëmujë duke bllokuar rrugët për një orë, Basha siguroi edhe një herë se gjithçka do të jetë paqësore.

“Ata digjnin makina, dhe thyenin e shkatërronin institucionet me gurë, me shishe me benzinë, e mbaj mend se çfarë lloj dhune ushtrohej në protestat e tyre. Dhunë në protestat e opozitës nuk ka dhe nuk ka për të pasur”, tha Basha nga çadra e protestës, duke theksuar se nga ora 11:00 – 12:00 të së hënës, nga ana e opozitës do të ketë vetëm bllokim total të transportit kombëtar për një orë pa asnjë shfaqje të dhunës.

Kreu i PD i dha përgjigje edhe Policisë së Shtetit, e cila këtë të dielë doli me një deklaratë zyrtare për të thënë se nuk ka leje për protestën e PD-së, me argumentin se nuk ka asnjë arsye të motivuar me ligj për të bllokuar rrugët kryesore kombëtare.

Duke cituar ligjin, Basha tha se parashikohen dënime penale për ata që pengojnë mbledhje dhe manifestime paqësore të qytetarëve.

Lideri demokrat ju drejtua kamerës së televizionit Top Channel, të cilin vazhdimisht e ka akuzuar si “shërbëtor” të qeverisë, për të dhënë mesazhin se Policia nuk ka asnjë detyrë për të dhënë leje për protestën. Sipas ligjit – tha Basha – Policia vetëm njoftohet për tubimin dhe merr masat për mbarëvajtjen e tij.

“Top Channel dy herë në ditë fake news e bëre baltë fare. Nuk jep leje policia për grumbullime paqësore të qytetarëve. Ligji thotë se policia duhet vetëm të njoftohet. TCH po ta falim meqë është darka e së dielës po ta konsiderojmë injrancë dhe jo shërbesë ndaj Ramës dhe çetës së tij”, u shpreh Basha.

Këtë qëndrim të Policisë, Basha e quajti të paprecedentë dhe ndikuar politikisht nga Rama, dhe shtoi se me një polici nën nënshtrimin e kryeministrit, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Në përfundim, kreu i PD i bëri thirrje qytetarëve të dalin pa frikë në protestën e së hënës, duke i dhënë porosinë e fundit se gjithçka duhet të jetë paqësore. “Një orë sakrificë kombëtare për një pafundësi të mirash në republikën e re që po vjen”, përfundoi kreu demokrat.

5 komente në “Basha paralajmëron procedim ndaj Policisë nëse pengon protestën: S’merret leje. PS digjte makina”

  1. Moni says:

    Mire qe ja paska falur Top Channellit se mjer ky c’do ta gjente.

  2. v says:

    Ky thote, 5 minuta oh ho ho,
    dhe tere jeten o bo bo.

  3. ILIRIA E BASHKUAR says:

    PO SI SKE TURP O OPOZITARI ME I KEQ DHE I TRASHE NE BOTE

  4. Milan says:

    O lyl do ta hash neser o funderin e qelbur

  5. Artur says:

    PO DHUNE DO BEJ UNE O TE QIFSHA HOLANDEZEN, QE SKAM TAKSIRAT TE PRESE NJE ORE NE ATOSTRADE SE 5 KOK PALAR ME FLAMURIN E ISIS DO ME BLLOKOJNE RRUGEN,,,PO AMBULANZAT NGA DO KALOJNE PITHROPSH,PO ZJARRFIKSET,,,KJO ESHT ZGJEDHJA JOTE,,,PO MOS U BO MERAK SE NUK RRI NJERI NE AUTOSTRADE I BLLOKUM SE DO TI,,,HAJD SE POPULLI VET DO JA U BOJ BYTHEN NA ATYRE CAPACULEVE QE DO NXJERRESH TI NE RRUGE,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje